Stoillkovski: nëse kanë një grimcë dinjiteti, anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje

    Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, sot në konferencë për shtyp tha se turpi dhe kaosi në të ashtuquajturin sistem juridik të RMV-së, nuk ndalet.

    Stoillkovski tha se rasti i Vesna Damevës dhe vendimi i Gjykatës Administrative tregon vetëm se, nëse në Këshillin Gjyqësor shkarkohet kryetari, nëse gjërat janë të kundërligjshme dhe merren vendime në kundërshtim me normat e shkruara, çfarë i mbetet qytetarit të thjeshtë, i cili kërkon drejtësi para çdo instance të gjyqësorit.

    “Shkarkimi i Damevës, dorëheqja e mëparshme për shkak të presioneve të theksuara politiko-biznesore ndaj Cërvenkovskas, zgjedhja e kryetarit të Këshillit pas Damevës dhe tani vendimi i Gjykatës Administrative, në sytë e opinionit vendor dhe ndërkombëtar gjyqësori është bosh”, deklaroi Stoilkovski.

    “Nëse do të kishin një grimcë dinjiteti, anëtarët e Këshillit Gjyqësor të jepnin menjëherë dorëheqjen. Kjo nuk ka fund, të njëjtat lojëra janë njohur edhe në Gjykatën e Lartë, kërcënime për shkarkime, të cilat sjellin trazira dhe pasiguri shtesë te qytetarët, por edhe alarm në opinionin ndërkombëtar”, shtoi ai.

    Lajmi Paraprak

    Ndryshimet kushtetuese dominuan trendet spinuese për vitin 2023

    Lajmi i rradhës

    Deponia dhe gurorja në Llabunishtë, shkak për ndotjen e Strugës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë