Ne dhe politikëbërja apo politikëbërja dhe ne?

    Mislim Zendeli

    Mislim Zendeli

    Sipas Andrew Heywood-it, autor britanik i librave mbi politikën dhe shkencat politike, “politika është veprimtaria përmes së cilës njerëzit bëjnë, ruajnë dhe ndryshojnë rregullat e përgjithshme sipas të cilave jetojnë “. Nëse kemi parasysh se njerëzimi gjatë historisë ka pasur zhvillime të nduarnduarta në hapësira të ndryshme të rruzullit tokësor ndërkaq në epiqendër ka pasur gjithnjë njeriun, që ‘për nga natyra është kafshë politike’, (Aristoteli) edhe sot e tutje kemi më tepër se kurrë nevojë për dije mbi politikën. Andaj të merresh me politikë, ta ushtrosh këtë zeje është të ngallmosh e të mbërthesh bashkë duke e puthitur të mirën me jo të mirën, hallet me kokëçarjet…të ngallmosh, të nxitësh dikë për të ndërmarrë diça, të bëhesh shkak që të ndoshë diçka. Dhe shi kjo tani kur te ne brezat e rinj përballen me realitet të ri sa politik aq edhe jetik. Ka qasje të këtillë dhe të atillë politke.

    Poqë se nisesh nga premisa përmes politikës të përfitohet individualisht dhe materialisht, atëherë kjo është qasje biznesore. Ndërkaq po u nise nga premisa të bëhet diçka për të gjithë dhe pa tendencë të përfitimeve të natyrës materiale, atëherë qasja ka karakter për politikbërje për të shtruar e për të zgjidhur çështje jetike për shoqërinë në përgjithësi duke vënë thekse mbi nevojat konkuruese e duke zbrapsur interesat përplasëse.

    Bismarku thoshte që politika nuk është shkencë, por art. Ky art ka në mendje qeverisjen dhe atë në mëyrën sa më të mirë të mudshme me marrëveshje e mjete paqësore. Të fitohet përmes zgjedhjeve, e drejta për të udhëhequr, për të prirë e të krijohet autoriteti që më pastaj të fisnikërohet e mbështjellet me ligjshmëri të pranuar nga shumica dërmuese. Kjo është politika si çështje publike, një res publica rei publicae, nga Roma e vjetër, por që sot duhet të kuptohet si kompromis e konsensus, si art i së mudshmes.

    Një përsiatje për t’i dhënë përgjigje një pyetjeje a një mëdyshjeje që jo rrallë na mundon sot e këtu.

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e Republikës së Kosovës po gjendet nën një trysni ndërkombëtare

    Lajmi i rradhës

    KODRA E DIELLIT | Akoma nuk dihet se kush duhet ta financojë ndërtimin e teleferikut!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë