“Në shërbim të bashkimit dhe jo ndarjes”

    Dritan Abazoviç

    Është e tepërt të them sa i emocionuar jam që gjendem mes jush, një hapësirë lirie që mund të ishte habitati im natural. Mirëpo një pjesë e vetes, ngjarje të caktuara në jetë, disa porosi të të parëve të mi, më kanë shtyrë të merrem me politikë që siç e dini, nuk është shkencë ekzakte, por një e keqe e domosdoshme.

    Unë jam i etnisë shqiptare, një pjese të vogël të popullit apo kombit modern malazez dhe si i tillë, unë duhet të perfaqësoj gjithe komunitetin shteteror dhe shoqëror qe i perkas. Ju e dini konceptin e emëruesit minimal të përbashkët në matematikë: ai ju ndihmon të mblidhni, të zbrisni, të shumëzoni dhe pjesëtoni numra të ndryshëm… Në shoqëri Emeruesi minimal i perbashket, parimi i bashkejeteses se shoqerive multietnike, ju ndihmon të përfaqësoni numrin më të madh te njerëzve, me qëndrimin tuaj, me  ligjin tuaj.

    Ju po më lazdroni me fjalë të mëdha, dhe është nderim I posaçëm, që sot jam bashkë me një trajner kampionësh bote-, me një kampion bote të munguar si Driton Kuka. E kam ndjekur me simpati ecurinë e tij profesionale dhe njerëzore. Ai është një kampion I ish Jugosllavisë- kampion I disafishtë, por që lufta për ndarjen e saj ja pamundësoi të bëhej kampion bote.

    Lufta, ndarja e një shteti shumëetnik, si ish Jugosllavia, krijoi tragjedi, drama, por dhe i humbi Driton Kukës një titull kampion bote. Jam I lumtur qe ai e jetsoi ëndrrën e vet duke edukuar një zinxhir kampionësh të tjerë që e kanë ngritur lart emrin e kombit.

    Unë të nderuar miq, në politikën time- si e keni shquar me të drejtë ju autoritete të senatit akademik,   kam vendosur ti shërbej bashkimit dhe jo ndarjes; shumësisë dhe jo te veçantës;  të gjej emëruesit më te vegjël të përbashkët në një bashkësi shteterore ku faktorë të jashtëm, fqinjë apo të largët tentojnë të riprodhojnë në përmasa më të vogla por gjithaq tragjike atë që ndodhi në 1992 në ish Jugosllavi dhe që ndërpreu qindra mijra jetë dhe karriera pergjysmë si ajo e Driton Kukës.

    Në një shtet të vogel si Mali I Zi, riprodhimi I asaj tragjedie, në emër të të njëjtave kauza kriminale, do të ishte fatal.

    Ankorimi euroatlantik e ruajti esencën tonë kombetare, siguroi mbijetesën tonë shteterore dhe është garanci e së ardhmes sonë! Ja pse orientimi euroatlantik ishte kushti numër një, I hyrjes sime në qeverinë aktuale. Çdo shkelje e këtij parimi, çon në ndarjen e rrugëve me këdo!

    Unë i besoj mbijetesës në begati të shtetit tim, sepse ne jemi të bekuar, me detin dhe malin, me lumenjtë dhe liqenet; me një rini të mrekullueshme dhe me një traditë të shkëlqyer bashkëjetese mes të ndryshmish. Ne kemi një histori të përbashkët të lashtë dhe të re që duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë për të sotmen.  Dhe të rinjtë tanë.

    Unë dua të ribrendoj qytetin tim, Ulqinin si simbol të rilindjes së Malit te Zi, në ekonomi, zhvillim social dhe kulturor. Kam plot besim se mund ta permbushim këtë objektiv sepse natyra ka qenë bujare me ne: por jemi qeverisur keq nga politika ndarëse mes vedi dhe me popujt e shtetet e tjerë.

    Ulqini, qyteti më kozmopolit I Malit të zi, me disa shtresa qytetërimesh të fuqishme europiane, me traditë bashkejetese, mjerisht ka qenë për një kohë të gjatë simbol I keq qeverisjes, keqpërdorjes së kauzave etnike, abusivizmit.

    I lindur në Ulqin, ku ka shqiptarë, sllavë, të krishterë ortodoksë dhe katolikë, muslimanë dhe hebrenjë, ndjej veten se jam lindur per të bashkuar dhe ndërtuar Ura. Është një rastësi fatlume që inicialet e emrit të partisë sime në anglisht – janë Ura.

    Dua të ndërtoj vetëm dhe me shokë, Ura mes vet shqiptarëve si është ajo mes dy brigjeve të Bunës që dikur ishte Mur ujor I Berlinit; Dua të ndërtojmë Ura mes shqiptarëve dhe sllavëve; ura mbi lumenj realë si Buna apo lumenjve artificialë krijuar nga urrejtja dhe forcat ndarëse të së shkuarës;Dua që kufijtë në Ballkan të bëhen të padukshëm.

    Ja pse merremi vesh mirë me kryeministrin Rama dhe shumë shpejt, ajo çfarë kemi nisur të bëjmë bashkë, do të japë rezultat. Ngadalë, por sigurt. E di se për shumë arsye, për të gjithë këto që bëj dhe pse jam ky që jam,  ndihem I keqkuptuar. Ama kam gjithë durimin e nevojshëm që të sqaroj të keqkuptuarit nga të gjithë ekstremet e keqkuptimit- majtas apo djathtas meje.

    Shumë prej objektivave që ne kemi vendosur, mund të mos I shohim dot, por .. brezat që do të vijnë do të shohin shenjat tona- po perifrazoj një statist të njohur shqiptar si Hasan Prishtina.

    Ju falënderoj dhe njëherë që ju, universitet I nderuar Luarasi, ku pedagogët kanë formim perëndimor, ku drejtuesit e fakulteteve kanë eksperiencë qeverisëse dhe diplomatike të shkëlqyer, më bëtë sot pjese të bashkësisë suaj akademike.

    Lajmi Paraprak

    Solisti i rok grupit ‘Troja’ anëtarësohet në Vetëvendosje

    Lajmi i rradhës

    Sot shënohet Dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë