Solisti i rok grupit ‘Troja’ anëtarësohet në Vetëvendosje

    Solisti i ish rok grupit kosovar “Troja”, Bujar Berisha, është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LVV-së, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, duke e quajtur Berishën autor të teksteve frymëzuese.

    “Bujar Berisha, artist i kahmotshëm, këngëtar i rokut, e autor i teksteve frymëzuese të realitetit tonë që u kthyen në pasqyrë të vetëdijes qytetare. Tekste që nxisin kurajo e vullnet. Pra muzikë, himn proteste.

    Skena e rokut te ne ishte e fuqishme gjatë viteve 1980 e deri në fund të viteve 90-ta, siç ishte edhe rezistenca jonë popullore ndaj shtypjes dhe dhunës së okupatorit. Bujari nuk qëndroi as neutral e as pasiv në atë kohë, as dy dekada më pas, e as sot”, ka shkruar Kurti.

    Grupi ‘Troja’ është krijuar në vitet e ’90-ta në Kosovë, ndërsa për shumë vite kanë qenë aktiv në skenën e rokut kosovar.

    Në vitin 2020 ky grup është shpërbërë përfundimisht, pas 30 viteve.

    Lajmi Paraprak

    Këto janë arsyet përse qumështi nuk duhet kombinuar me fruta

    Lajmi i rradhës

    “Në shërbim të bashkimit dhe jo ndarjes”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë