Nëna nuk vdiq, nëna u dogj, e për këtë do ketë përgjegjësi…

    Arlind Farizi / Fotografia: Rrromir Imami

    ​U shkrumbua siç shkrumbohet çdo gjë pas një apokalipsi. Cila është nëna juaj zotëri? Një grusht hi nëna. Policë që më mbanin për krahu, mbaj mend se ju thoja, më lerni të digjëm dhë unë. Unë nuk jam i fortë të shpëtoja nënë timë.

    ​Nana sa një grusht hi. E vockël mbeti dhe ashtu, por kështu të vockël mos o Zot në ëndërr jam. Zotëri, mos u tallni ju lutem. Nëna ime kishte betejën e saj të padukshme. Nëna duhej të kthehej nga beteja e saj e fundit si Vaterlos. Ju nuk kuptoni? E ka humbur luftën? Por, kufomat s’do kthehen? Edhe në humbje ka ndershmëri, ju lutem ….nënës shpirti ju zhurit për së gjalli e tani po e marr hi.

    ’ Zgjohu’’ ishte një dorë e butë që më zgjoi…

    Thash me vete, ëndrrat e marra të mëngjesit, ëndrra kuajsh thoshin më të moçmit, e kisha dëgjuar nga nëna. Marr të shkoj te nëna, përpara ekrane gjigande që flisnin për djegien e modularit dhe një njeri që duket si unë tek rrëfen’’ gjithçka ndodhi për pesë minuta …’’

    Nëna nuk vdiq, nëna u dogj, e për këtë do ketë përgjegjësi…

    *Arlind Farizi është kolumnist i rregullt i Nistori.com. Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Pikasje komplotiste

    Lajmi i rradhës

    VLEN dhe BDI: i kemi mbledhur nënshkrimet e nevojshme për president

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë