PROTEKTORATI NDËRKOMBËTAR, SHPËTIM NGA REGJIMET AKTUALE

    Jashar Kasami

    Ka kohë që (sigurisht si dhe shumëkujt tjetër) më sillet ndërmend pyetja: Ç’ të bëhet që të dilet nga katrahura politike disadekadëshe e kombit tonë, gjithandej shteteve të Ballkanit, pra edhe të shqiptarëve në Maqedoni. Shqiptarët e Maqedonisë janë pjesë e shqiptarisë e cila e mbërthyer në kufijtë e shtetit shqiptar po edhe më gjërë, pra në Ballkan, gjatë gjithë kësaj “demokracie”, vuan nga konjukturat politike, partiake-shtetërore. A ka shpresë për çlirimin e Shqiptarisë nga shqiptarët?!

    Profesori im i ndjerë Femi Agani, dikur (1977) neve studentëve na patë thënë:”… po, po. Ka me ardhë dita e kena m’u shliru prej çesaj burokracie t’poshtër (asokohe nënkuptohej se ishte fjala për Serbinë në Kosovë). Por, mbajeni mend mirë, hapi i parë i çlirimit nga ajo burokraci ka me qenë ramja në kthetrat e burokracisë vetanake…E PREJ Ç’ASAJ BUROKRACIE, ‘SHTIR KENA M’U SHLIRU..! “

    Sot e 30 vjet, shqiptaria ballafaqohet me burokracinë vetanake! A ka shpresë për çlirim?!

    E vetmja shpresë për të shpëtuar shqiptaria nga shqiptarët (oligarkë politikë e financiarë, shumica-dobiçë të kombit, por sundues), mbeten djemtë e vajzat e arsimuara, me intelektualitet e vetëdije shoqërore të lartë, me ideale të pastra kombëtare e me gatishmëri për ta prishur rehatinë e tyre që falë kualiteteve vetanake, e kanë arritur gjithandej ku jetojnë, në perëndim, që ata të vijnë në shqiptari…Por, jo të vijnë individualisht si disa, duke e futur kokën në zgjedhën e pushtetmbajtësve ekzistues!

    Sa për kujtesë, shqiptaria gjithnjë ka patur djem e vajza kombëtarisht të vyer. Me kontributin e tyre u bë shteti shqiptar. Po ama, shqiptaria jashtë Shqipërisë, në Europë, gjer më 1990 pati edhe njerëz të tillë, që legjitimoheshin patriotë të denjë. Pjesa më e madhe e tyre më vonë në kushte të pluralizmit u kthyen në vendlindje. U kthyen edhe në Maqedoni. Formuan parti politike, bënë apo ” bënë” edhe një luftë apo ” luftë” dhe u instaluan në pushtet. Por të dhënë pas kënaqësive e interesave personale e harruan kombin e kështu u vetëdëshmuan se ata edhe kur ishin ilmm në vendet perëndimore, që atëherë nuk paskan pasë dertin e shqiptarisë! Respekt përjashtimeve që janë të paktë në numër!

    Pra, nuk e kam fjalën për këtë masë njerëzish. Por, për një kategori tjetër, që tash frymon në diasporë! Është kjo një masë e madhe, një kuantitet e kualitet që po të ndërthurret në një strukturë funksionale politike- shtetërore, APARTIAKE e të instalohet si substitut i këtyre strukturave ekzistuese kriminale- udhëheqëse që mbretërojnë…KJO DO TË ISHTE ZGJIDHJA!

    Për një fuzionim të tillë të kësaj mase kualitative të resurseve njerëzore që e kemi jashtë trojeve gjithshqiptare, duhet një angazhim të paktën i një faktori ndërkombëtar (p.sh. Amerikës, ngjashëm si me SPAK-un në Shqipëri, por në këtë rast shumë më gjithëpërfshirës…) sepse vet shqiptaria së brendshmi, këtë nuk e bën dot! Nuk kanë mbetur ose fare pak kanë mbetur forca të këtilla konstruktive përbrenda Shqipërisë e shqiptarisë! Sundimi i kuazi demokracisë, meritokracisë së korruptuar partiake-politike skajshmërisht i ka krimbur, i ka dekombëtarizuar madje, edhe shumë njerëz që më parë nuk kanë qenë të tillë, disa duke i përzënë (si që ndodh çdo ditë) nga vendlindja e pjesën tjetër të mbetur, i ka prishur e i ka bërë të këqinj si vetja..! Edhe këtu, ndjesë përjashtimeve!

    E di, kjo që kërkoj rrugëdalje-si më lartë, i përngjan një “Civis solis”, një utopie. Por shumë ndryshime shoqërore të ndodhura më parë janë dukur utopi… Në rastin e Shqipërisë është dëshmuar se: Shqipëria u bë atëherë kur këtë e morën në dorë fuqitë botërore-mike të shqiptarisë. Asokohe, bërja e Shqipërisë për shumëkënd është dukur utopi!

    Momentumi e kërkon angazhimin konkret, më të fokusuar se gjerë më tani, faktori i jashtëm ndërkombëtar për ta evituar zhbërjen, dekompozimin e Shqipërisë e shqiptarisë që po e bëjnë vet shqiptarët (e padinjitet)!

    Të shpresohet në një protektorat ndërkombëtar mbi ne, ndoshta është gjithashtu një utopi. POR, MË SHUMË SE KURRË NA ËSHTË I NEVOJSHËM PROTEKTORATI I KËTILLË NDËRKOMBËTAR, DISAVJEÇAR, QË PASTAJ NË KËTO TROJE TONA, TË REALIZOHET MBJELLJA E SHËNDETSHME E KONJUNKTURAVE TË REJA POLITIKE-SHTETËRORE E PARTIAKE, SI NË SHQIPËRI NJASHTU EDHE NË MBARË SHQIPTARINË E PSE JO EDHE MË GJËRË. PSE JO, NJË PROTEKTORAT MBI GJITHË SHTETET BALLKANIKE (ATYRE JASHTË BE-së).

    Mendoj, me këtë kauzë është e mundshme që Shqipëria e shqiptaria po edhe popujt tjerë në Ballkan të mund të shpëtojnë nga kthetrat e politikanëve sundues aktualë, shumica-dobiçë të kombit!

    E them sërish: pa çka se qoftë edhe ideja për protektorat, dikujt ti duket si utopi! Tek e fundit, shumë ndryshime të mëdha shoqërore jo vetëm në shqiptari, kanë nisur si utopi! Madje, protektorati i përmendur (nëse realizohet) nuk len vend për utopi.

    P S. Naivitet do të ishte sikur të mendohet se kjo ide madhore mund të realizohet vetëm me një shkrim në FB i cili dukshëm është vetëm një persiatje, gjithanshmërisht e pa shtjelluar. Kjo do të duhej të merret si një ide, apel, si tezë për ta zhvilluar më tej si preokupim gjithshqiptar, pse jo edhe si një preokupim edhe për autoritetet shkencore- akademike.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: të vazhdohet afati për nxjerrjen e dokumenteve personale

    Lajmi i rradhës

    Gabimet që bëni kur hani mëngjes – Çfarë duhet të shmangni

    Lajme tjera

    Muret e reja të Europës

    Judy Dempsey“Carnegie Europe” Pak kohë para se Polonia t’i bashkohej zyrtarisht Bashkimit Evropian në majin e vitit 2004,…
    Më tepër

    Qeni i lekut

    EDISON YPI  E di për çfarë do më pysësh. S’je i pari që habitesh me mua dhe punën…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë