Shkaqet që sollën RMV-në në krizë energjetike

    Zibixhete Elezi | Magjistër në menaxhimin e mjedisit jetësor

    Shteti ynë është në krizë serioze energjetike, shkaku është prodhimi i pamjaftueshëm nga kapacitetet aktuale vetanake. Prandaj i nevojitet një strategji afatgjate dhe një politikë e mirëfilltë ekonomike në fushën e energjetikës, sepse në të kundërtën do të mbetemi gjithmonë të varur nga tregu i jashtëm energjetik. Kuptohet edhe çmimi gjithsesi do të jetë akoma më i lartë, ku veç më konsumatorët do ta ndiejnë që në llogarinë e janarit.

    Shkaqet që sollën deri në këtë gjendje nuk janë të rastësishme, por do të përmendim vetëm disa. Një ndër faktorët kryesor padyshim është subvensionimi i hidrocentraleve të vogla, duke i favorizuar ato, e duke i lënë anësh burimet tjera të ripërtëritshme siç janë: dielli dhe era.

    Që nga viti 2010 numri i hidrocentraleve të vogla të subvencionuara u rrit nga 5 deri në 90. (Burimi: Komisioni për rregullim energjetik). Shkaku i këtij intersimi kaq të madh që treguan investitorët ishte padyshim qasja që ka operatori i energjisë elektrike (MEPSO) ndaj këtyre hidrocentraleve duke iu siguruar “tarifë nxitëse”që nënkupton blerje të sigurtë të çdo KWH orë energji të prodhuar me “çmim nxitës” edhe atë duke lidhur kontratë afatgjate në periudhë kohore nga 15 – 20 vite, varësisht nga lloji i hidroelektranës.

    Në fillim për hidrocentralet e vogla ekzistonte bindja se do të jenë zgjidhja adekuate për të rritur prodhimin e ashtuquajtur “energji të pastër” e cila energji e prodhuar në këtë mënyrë nuk ndot mjedisin jetësor. Por nga hulumtimet e realizuara në terren nga ekspertët e fushës për ndikimin që këto hidrocentrale kanë për mjedisin jetësor erdhën në përfundim se dëmet janë shumë të mëdha dhe nuk mund të rikuperohen, duke shkatërruar shtretëtit e lumejve, ndryshimin e rrjedhës së ujit, humbjen e fondit të peshqëve dhe në përgjithësi shkaktuan shkatërrimin e ekosistemit. Pra, dëmet janë shumë më të mëdha në raport me benefitet apo më sakt me energjinë që ato ofrojnë me vetëm 4 % për nevojat e përgjithshme për energji për vitin që lam pas. ( Burimi: Zyra për Revizion Shtetëror). Atëherë edhe me të drejtë shtrohet pyetja: A ia ka vlejt gjithë ky promovim, qasje pozitive  dhe subvensionim të këtyre hidrocentraleve të vogla në parim, por me dëme shumë të mëdha për mjedisin jetësor?

    Qytetarët dhe sipëmarrësit çdo ditë e ndiejnë presionin e rritjes së vazhdueshme të energjisë elektrike, kërkojnë alternativa për ballafaqim më të lehtë me krizën energjetike. Dhe si zgjidhje padyshim është fokusimi tek shfrytëzimi i energjisë solare, kur dihet se vendi ynë ka 280 ditë me diell, por sa shfrytëzohet ky burrim i ripërtëritshëm, le shumë për të dëshiruar dhe kur dihet se nuk ka ndikim negativ ndaj mjedisit jetësor. Shteti ynë e ka në fuqi ”Ligjin për energjetikë”. Ky Ligj parasheh që sistemet solare të vendosen vetëm në çati të objekteve, por jo edhe në tokë, pavarësisht nëse toka më parë është e përcaktuar si tokë bujqësore ose si tokë industriale. Gjithashtu ligji aktual parasheh energjinë e përfituar në këtë mënyrë mund të shfrytëzohet vetëm për nevojat personale, kurse tepricën e energjisë së prodhuar, EVN – ja si furnizues universal e merr për shfrytëzim, por pa kompenzim. Prandaj nëse mendojmë për të mirën e qytetarëve dhe buxheteve të tyre familjare, atëherë padyshim duhet të pësoj ndryshime dhe plotësime ky ligj me të vetmin qëllim që të lehtësohen barrierat me të cilat përballen palët e interesuara lidhur me investimin në sistemet solare.

    Çmimet që ofrojnë kompanitë që merren me veprimtarinë e instalimit të sistemeve fotovoltaike, janë të arsyeshme, për vet faktin se ka të bëjë me investim afatgjatë, mjaft profitabil si për familjet ashtu edhe për ndërmarjet duke mundësuar prodhim të energjisë elektrike vetanake, që mundëson kursim në buxhetin familjar dhe mbi të gjitha nuk ka impakt negativ ndaj mjedisit jetësor. Prandaj  Qeveria dhe Ministritë përkatëse duhet t`i stimulojnë qytetarët, ndërmarjet si dhe të gjithë institucionet publike të investojnë në montimin dhe shfrytëzimin e sistemeve solare, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kishin dhënë efekt afatgjatë këto masa kundër krizës energjetike.

    Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori, sipas marrëveshjes ndërmjet tyre.

    Lajmi Paraprak

    Llukarevska: Të hënën prezantojmë emrat e qeverisë së re, në fundjavë votimi final i qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Kacafytje në kufirin Kroaci-Serbi ndërmjet një mërgimtari shqiptar dhe një shtetasi serb (Video)

    Lajme tjera

    Një epokë e re

    LEONARD DEMI Sot, Inteligjenca Artificiale (IA) është një dukuri, që po përparon shumë shpejt. Pas një dekade, ajo…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë