Shqipëria të rinegociojë disa parametra të procesit të integrimit

    ARTAN FUGA 

    Njëmbëdhjetë kërkesa për Samitin e BE-së, të mirëseardhur në Shqipëri! Përpara samitit evropian, unë e marr përgjegjësinë e plotë për të thënë se Shqipëria duke mbajtur fort rrugën për integrim evropian, pa hezitime dhe lojëra, duhet të rinegociojë disa parametra të procesit të integrimit.

    Nuk mund të jenë vetëm parimore, vetëm dogmatike, vetëm të njëanshme, dhe të paluajtshme sikurse mendoheshin tridhjetë vjet më parë. Shqipëria duhet të përmirësohet, por edhe të kërkojë të riparohen disa gjëra që na pengojnë:

    1. – Kuota punësimi disavjeçare për punëtorë shqiptarë në vendet evropiane.

    2. – Kuota për prodhime shqiptare cilësore në të gjithë tregjet evropiane.

    3. – Këmbim i monedhës shqiptare, lekut, me euron, në pikat e shkëmbimit të parasë në vendet evropiane

    4. – Krijimi i zonave të lira ekonomike në Shqipëri me shkëmbim politikash evropiane për investime strukturore në Shqipëri.

    5. – Financimi i disa produkteve bujqësore sipas standardeve të mbështetjes të bujqësisë evropiane.

    6. – Zhdëmtimi financiar i BE-së për Shqipërinë për çdo person me shkollë të lartë, që punësohet në një vend evropian. Pra, shlyerja nga ato shtete të shpenzimeve të shkollës së lartë.

    7. – Krijimi i një banke strategjike Shqipëri–BE për depozita për emigrantët shqiptarë në vendet e BE-së.

    8. – Njohje e viteve të punës në Shqipëri për çdo emigrant që përfiton pension në një nga vendet e BE-së.

    9. – Njohja e gjuhës shqipe si gjuhë e huaj fakultative, së paku në dhjetë universitete evropiane. 1

    0. – Një qendër kulturore evropiane në Tiranë me buxhete të BE-së.

    11. – E drejtë qëndrimi jo tre, por gjashtëmujore pa vizë në hapësirën e BE-së për qytetarin shqiptar. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Disa fraza që mund t’u thoni fëmijëve kur qajnë

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE ka reaguar në lidhje me çmimet e ushqimeve në bifenë e Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë