10 frutat e thata më të shëndetshme

    Frutat e thata janë shumë të njohura për një mori arsyesh. Konsumi i tyre ndikon jo vetëm për një shëndet më të mirë, por ofron shumë minerale esenciale, vitamina dhe fibra që ju nevojiten çdo ditë.

    Frutat e thata nuk prishen shpejt dhe janë një ushqim ideal për t’u pasur gjithmonë me vete.

    Por duhet të kini parasysh diçka; frutat e thata kanë më shumë kalori, pasi janë më të koncentruara dhe u është hequr uji.

    Për peshë të njëjtë, frutat e freskëta kanë më pak kalori se i njëjti frut, por i thatë.

    Njëqind gramë kumbulla të freskëta përmbajnë vetëm 46 kalori, ndërsa 100 gramë kumbulla të thara (kumbulla të thata) kanë 240 kalori.

    Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se disa vitamina humbasin gjatë procesit të tharjes.

    Nëse konsumoni kumbulla të freskëta, keni marrë 16% të nevojave tuaja ditore për vitaminë C, por nëse i konsumoni të thata, ju merrni vetëm 1%.

    Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se një një kupë me fruta të freskëta do të thotë gjysëm porcioni me fruta të thata.

    Kur zgjidhni fruta të ndryshme të thata, lexoni mirë etiketën e paketimit.

    Shihni jo vetëm për sasinë, por çfarë tjetër është shtuar në frutat e thata.

    Frutat e thata shpesh kanë sheqer të shtuar për të përmirësuar shijen dhe për të tharë ujin nga qelizat mikrobike, duke i mbrojtur ato nga prishja.

    Shih për etiketat që thonë “pa sheqer të shtuar,” ose përndryshe frutat e thata nuk do të jenë më aq të shëndetshme.

    Disa fruta të thata është e vështirë t’i gjeni pa sheqer të shtuar, sidomos boronicat e kuqe, ananasin dhe bananet. Një tjetër përbërës i shtuar zakonisht është dioksidi i squfurit, i cili ruan ngjyrën e frutit.

    Lexoni më poshtë listën e përgatitur nga AgroWeb me disa fruta të njohura të thata dhe vlerat e tyre ushqyese:

    1. Pjeshka

    Për 100 gramë: 191 kalori, 6,5 gramë fibra

    Pjeshkat nuk janë shumë të zakonshme si fruta të thata siç, në fakt, janë kajsitë, por janë gjithashtu një zgjedhje shumë e ushqyeshme. Ato përmbajnë 34% të nevojave tuaja ditore për Vitaminë A dhe 18% të nevojave ditore për hekur. Janë një burim i mirë i potasit apo kaliumit dhe acidit nikotinik.

    2. Molla

    Për 100 gramë: 104 kalori, 3,5 gramë fibra

    Edhe pse ndoshta jo aq të pasura me vlera ushqimore, si disa fruta të tjera të thata, një kupë me mollë të thata është shpesh më e ulët në kalori se sa shumë zgjedhje të tjera, nëse kërkoni një ushqim të lehtë.

    3. Kajsia

    Për 100 gramë: 156 kalori, 4.5 gramë fibra

    Kajsitë e thata përmbajnë 47% të nevojave tuaja të përditshme për Vitaminë A dhe janë një burim i mirë i potasit apo kaliumit dhe vitaminës E.

    4. Kumbulla

    Për 100 gramë: 223 kalori, 0 gramë fibra

    Edhe pse me mungesë fibrash, kumbullat e thata kanë një efekt laksativ, pastrues për trupin. Përveç kësaj, në një kupë ka 2.5 gramë proteina dhe 13% të kërkesave tuaja ditore për hekur.

    5. Fiku

    Për 100 gramë: 185 kalori, 7,5 gramë fibra

    Fiqtë kanë nivel të lartë fibrash, e si rrjedhojë ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Fiqtë janë të lidhur edhe me një efekt laksative, pastruese. Përveç kësaj, ata janë një burim i mirë i mineraleve të rëndësishme si kalcium, magnez, potas apo kalium si edhe mangan.

    6. Boronica të kuqë të ëmbëlsuara

    Për 100 gramë: 185 kalori, 3 gramë fibra
    Është pothuajse e pamundur të gjeni boronica të kuqe të thata pa sheqer të shtuar, por në porcione të përshtatshme ato janë gjithsesi një zgjedhje shumë e shëndetshme. Ngjyra e errët e ushqimeve, duke përfshirë boronicat e kuqe, është e lidhur me vlera të mëdha fitoushquese.

    7. Rrush i thatë

    Për 100 gramë: 217 kalori, 2.5 gramë fibra

    Edhe pse shpesh shiten në paketime të vogla, rrushi i thatë është gjithashtu shumë i mirë për t’u përdorur në gatime të ndryshme. Një porcion ka 2 gramë proteina dhe është një burim shumë i mirë i mineraleve si kalium dhe mangan.

    8. Dardha

    Për 100 gramë: 236 kalori, 7 gramë fibra

    Dardhat e thata janë një burim i mirë i vitaminës C, hekurit dhe vitaminës K. Provo t’i shtosh në sallatë për një shije të veçantë.

    9. Domatja

    Për 100 gramë: 69 kalori, 3,5 gramë fibra. Shpesh i shtohen si përbërës picave dhe sallatave. Domatet e thata janë një zgjedhje shumë e mirë me kalori të shëndetshme. Një porcion domate të thata i shton hekur, vitaminë C, kalium, magnez dhe mangan ushqimit tuaj.

    10. Hide apo xinxife

    Për 100 gramë: 229 kalori, 0 gramë fibra

    Edhe pse jemi mësuar t’i konsumojmë jo të thata, hidet e thata janë një burim i shkëlqyer i Vitaminës C.

    Lajmi Paraprak

    Të rinjtë pinë më shumë kafe se brezi i mëparshëm

    Lajmi i rradhës

    A duhet t’i përzieni së bashku uthullën balsamike dhe vajin e ullirit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë