Të rinjtë pinë më shumë kafe se brezi i mëparshëm

    Kafeja është bërë pjesë e pazëvendësueshme e mëngjeseve dhe pasditeve tona.

    Ajo të zgjon dhe të gjallëron. Megjithatë, nektari me kafeinë i perëndive nuk e ka të gjatë dhe për këtë e kanë fajin të rinjtë e mijëvjeçarit.

    Një studim i kohëve të fundit i publikuar nga Bloomberg, nxorri në pah se kërkesa për kafe nuk ka qenë kurrë kaq e lartë, falë grupit më dashamirës të kafesë që përbën 44 përqind të të gjithë njerëzve që pijnë kafe në botë.

    Të rinjtë e mijëvjeçarit po pinë më shumë kafe se brezi i mëparshëm

    Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se të rinjtë po konsumojnë mjaftueshëm kafe në ditë sa për të zëvendësuar rënien në shifra të brezave më të vjetër.

    Në katër vitet e shkuara, konsumi i kafesë është rritur nga 34 përqind në 48 përqind tek të rinjtë e moshave nga 18 deri në 24 vjeç dhe nga 51 përqind në 60 përqind tek të rinjtë nga mosha 25 në 30 vjeç.

    Mania pas kafesë zë fill shumë herët në jetën e këtij brezi.

    Të rinjtë e lindur pas vitit 1995 kanë nisur të pijnë kafe në moshën 14.7 vjeçare, ndërsa të rinjtë e lindur pas vitit 1982 kanë pirë kafe për herë të parë në moshën 17 vjeçare.

    Lajmi Paraprak

    Fotografi që “do të sjellin valë qetësie në trurin tuaj”

    Lajmi i rradhës

    10 frutat e thata më të shëndetshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë