A është ngjitëse psoriaza?

    Psoriaza nuk është një sëmundje ngjitëse, kështu që ajo nuk përhapet nga personi në person.

    Shpërthimet e psoriazës përhapen në trup për shkak të një përgjigjeje të brendshme imune.

    Pasi sistemi juaj imunitar sulmon qelizat e shëndetshme të lëkurës. Ky sulm shfaqet si skuqje në pjesë të ndryshme të trupit tuaj.

    Kjo është edhe arsyeja pse është e rëndësishme të identifikoni shkaktarët dhe të gjeni një trajtim që mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave tuaja.

    Llojet e psoriazës

    Psoriaza në formë petëzash-Këto mund të shfaqen në të gjithë trupin. Por më së shpeshti shfaqen në lëkurën e kokës, gjunjë dhe bërryla.

    Psoriaza guttate-Ky sulm shfaqet si skuqje në pjesë të ndryshme të trupit tuaj. Ato përhapen përgjatë krahëve, këmbëve dhe gjoksit tuaj. Disa njerëz gjithashtu përjetojnë shpërthime në fytyrë dhe kokë.

    Psoriaza inverte-Këto njolla të kuqe të cilat janë të dhimbshme, përhapen kryesisht tek të pasmet, sqetullat dhe ijet tuaja.

    Psoriaza eritrodermike-Karakterizohet nga njolla të kuqe të ndritshme që duken si djegie dhe përhapen shpejt në të gjithë trupin. Ato mund të shkaktojnë dridhje të pakontrollueshme dhe ënjtje në kyçet e këmbës. Ky lloj është shumë i rrallë dhe mund të jetë edhe kërcënues për jetën.

    A mund ta parandaloni përhapjen e psoriazës?

    Ndoshta! Por ju patjetër që mund të ndërmerrni hapa për të lehtësuar simotomat.

    Filloni duke e mbajtur zonën e mrekur të pastër dhe pa grim e më pas të përdorni ilaçe qetësuese.

    Por nëse ndjeni që jeni në prag të një shpërthimi është koha për të ushqyer lëkurën tuaj duke ngrënë shëndetshëm dhe të shmangni shkaktarët e mundshëm si djegia nga dielli, pickimet e insekteve dhe stresi.

    Infeksionet dhe sëmundjet gjithashtu mund të jenë shkaktarë të psoriazës. Prandaj ndërmerrni hapa për të mbrojtur veten kurdo që të jetë e mundur.

    Rezistojini dëshirës për të kruajtur zonat e prekura sepse mund t’a përhapni më tepër.

    Gjithashtu ky veprim mund të çojë në infeksione një shpërthim afatgjatë. Sa më shpejt të qetësoni shpërthimin, aq më e ulët është mundësia që ai të përhapet.

    Ekspertët këshillojnë hidratimin e lëkurës sa më shumë që të jetë e mundur në rast se nuk i rezistoni dot kruarjes.

    Çfarë e shkakton shpërthimin e psoriazës?

    Shkenca ende nuk e di me saktësi se çfarë e shkakton psoriazën.

    Duket se mund të jetë një kombinim i gjenetikës, mjedisit dhe sistemit imunitar që vepron kundër qelizave të lëkurës.

    Më poshtë AgroWeb.org rendit disa nga faktorët e zakonshëm:

    • Stresi
    • Moti i ftohtë
    • Dëmtimet e lëkurës si djegia nga dielli, kafshimet e insekteve, e deri tek tatuazhet.
    • Medikamente të caktuara
    • Infeksione të ndryshme
    • Alkooli
    • Duhani

    Deri më sot nuk ka asnjë mënyrë për të kontrolluar plotësisht këtë sëmundje dhe përpjekja e tepërt për ta bërë këtë mund të jetë shumë stresuese./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Sapun i ngurtë apo i lëngshëm – Cila është zgjedhja më e mirë

    Lajmi i rradhës

    Mënyra e shëndetshme e gatimit të peshkut në tigan në 20 minuta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë