A ju ndihmon mjalti në menaxhimin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak?

    Mjalti ka mjaft vlera nga të cilat një organizëm mund të përfitojë vitaminat, mineralet, probiotikët, aminoacidet, enzimat dhe shpesh mund ta gjeni si përbërës tek kurat natyrale. E kjo jo më kot! Për shekuj me rradhë përfitimet e tij janë njohur në të gjithë botën.

    E megjithatë, duke qenë se përmban sheqer, shpesh rekomandohet të mos konsumohet nga ata individë që duhet të shmangin sheqerin. Por a është kjo këshillë gjithmonë e saktë?

    AgroWeb.org ju njeh më poshtë me rezultatet e studimit më të ri nga Universiteti i Torontos në Kanada.

    Çfarë zbulon studimi rreth përfitmeve nga konsumi i mjaltit?

    Në një studim të ri nga Universiteti i Torontos, rezultoi se konsumi i mjaltit mund t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë nivelet e larta të kolesterolit ose sheqerit në gjak.

    Studiuesit thanë se përfitimet shëndetësore të mjaltit janë aq të fuqishme saqë statusi i tij si një produkt me sheqer ndoshta duhet të rishikohet.

    Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se konsumi i mjaltit lidhet me uljen e glukozës në gjak tak diabetikët.

    Studimi tregoi gjithashtu se ai përmirësoi shëndetin e zemrës, duke ulur nivelet e larta të kolesterolit dhe të triglicerideve.

    Përfitimet e mjaltit ishin shumë të dukshme kur mjalti vinte nga një burim i vetëm lulesh, veçanërisht tërfili.

    Përfitimet ishin edhe më të dukshme për mjaltin e papërpunuar, krahasuar me mjaltin e përpunuar.

    Sipas studiuesëve nëse jeni duke përdorur sheqer në tryezë, shurup ose ëmbëlsues tjetër, ndërrimi i tyre me mjaltë mund të ulë rrezikun e këtyre sëmundjeve. Por nëse jeni duke ndjekur një regjim të rreptë pa sheqerna atëhere ndiqeni atë sipas këshillave të mjekut tuaj. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Të hash çdo ditë të njëjtin mëngjes – Ndikimi për rënien në peshë

    Lajmi i rradhës

    O’Brien: ShBA-ja pret që qeveria e re në Beograd t’i përmbahet marrëveshjes me Kosovën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë