Arsyet shëndetësore pse keni gjithmonë etje

    Etja e tepërt ose e vazhdueshme nuk ka të bëjë vetëm me nevojën për ujë.

    Ajo mund të jetë tregues i një problemi shëndetësor që kërkon vëmendje të menjëhershme.

    Çfarë eshtë etja intensive

    Etja intensive dhe e vazhdueshme që nuk shuhet edhe pas pirjes së bollshme të lëngjeve njihet ndryshe si polydipsia.

    Ajo mund të shkaktojë mjegullim të shikimit dhe plogështi.

    Ajo mund të shkaktohet nga prania e një sëmundjeje, diarea, gjakderdhja, konsumi i ushqimeve të kripura e pikante, të vjellat dhe aktiviteti i tepërt fizik.

    Konsumi i medikamenteve të ndryshme siç është litiumi apo diuretikët shkaktojnë etje të tepërt.

    Duhanpirja, kafeina, mungesa e vitaminave, stresi, problemet me veshkat, zemrën ose mëlçinë gjithashtu shkaktojnë etje të vazhdueshme.

    Ndaj AgroWeb.org ju këshillon të mos e neglizhoni një vizitë te mjeku kur keni etje të tepërt.

    Trajtimet e duhura të etjes së vazhdueshme

    Ekspertët thonë se nëse etja e vazhdueshme është nevojë natyrale për lëngje, ajo mund të trajtohet edhe duke ngrënë ushqime hidratuese gjatë ditës.

    Mënyra më e mirë për të dalluar nëse trupi ka lëngje të mjaftueshme është ngjyra e urinës.

    Nëse ngjyra është e errët atëherë trupi juaj ka nevojë për më shumë lëngje.

    Ushqimet e pasura me ujë

    Për të shuar etjen ju mund të konsumoni më shumë prej ushqimeve të mëposhtme:

    Selino,

    Shalqi,

    Domate,

    Agrume,

    Fruta pylli,

    Kastravec,

    Speca,

    Spinaq.

    Kur duhet të konsultoheni me një mjek

    Ekspertët paralajmërojnë se konsulta me një mjek është e nevojshme në rastet kur:

    Etja juaj nuk shuhet pavarësisht se keni pirë shumë ujë apo lëngje;

    Shikimi juaj është i mjegulluar, urita është e madhe dhe keni lëndime në lëkurë;

    Ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe të plogësht;

    Nevojat ditore për ujë dhe lëngje

    Sasia e rekomanduar ditore e ujit është rreth 8-10 gota për meshkujt dhe 6-8 gota për femrat.

    Megjithatë nëse ndjeni se jeni të hidratuar dhe e shuani etjen me më pak ujë nuk është e nevojshme ta teproni.

    Këto nevoja janë më të mëdha në rast se keni kryer aktivitet të fortë fizik ose jeni të dehidratuar. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Si po shkon procesi i ndërrimit të targave serbe?

    Lajmi i rradhës

    Lufta kundër korrupsionit | Në letër a në praktikë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë