Çfarë tregon dhimbja e nofullës në mëngjes

    Ndonjëherë ndodh të përjetoni dhimbje të nofullës nga fjetja në një pozicion të keq, por dhimbja kronike e nofullës në mëngjes mund të jetë një shenjë e diçkaje më serioze.

    Kërcitja e dhëmbëve

    Kërcitja ose shtrëngimi i dhëmbëve gjatë natës është një nga arsyet më të zakonshme pse ju dhemb nofulla kur zgjoheni.

    Kjo ndodh në mënyrë të pavetëdijshëme dhe ju me siguri as nuk e keni idenë se po i shtrëngoni derisa përjetoni dhimbje.

    Disa prej shenjave janë dhëmbë të rrafshuar, të thyer, të copëtuar ose të lirshëm, smalt i konsumuar, ndjeshmëri e lartë e dhëmbëve, dhimbje koke etj.

    Edhe pse është pothuajse e pamundur të ndaloni diçka që bëni në mënyrë të pavullnetshme, ju mund të konsultoheni me dentistin tuaj.

    Ai mund t’ju rekomandojë një pajisje që ju ndihmon të vendosni nofullën tuaj në një pozicion më të mirë duke hequr tendosjen nga dhëmbët dhe muskujt tuaj.

    Për më tepër, mbajtja nën kontroll e nivelit të stresit është gjithashtu e rëndësishme, pasi mund të përkeqësojë kërcitjen.

    Pozicioni i fjetjes

    Pozicioni i keq i fjetjes mund të jetë një tjetër shkak.

    Ndaj përpiuni të mbështesni mirë kokën dhe qafën tuaj në jastëk për një gjumë të mirë dhe për të reduktuar mundësinë e dhimbjes së muskujve.

    Rutina stërvitore

    Shumë njerëz gjatë një stërvitje intensive, priren të shtrëngojnë e dhëmbët dhe mund të shkaktojnë tendosje në muskujt e nofullës.

    Edhe në këtë rast këshillohet të konsultoheni me dentistin tuaj i cili mund t’ju rekkomandojë një paisje që ju ndihmon.

    Apnea e gjumit

    Dhimbja e nofullës në mëngjes mund të jetë produkt i apneas së gjumit, një çrregullim i karakterizuar nga frymëmarrje jonormale gjatë gjumit.

    Nëse dyshoni se apnea e gjumit është burimi i dhimbjes së nofullës në mëngjes, konsultohuni me një mjek, i cili mund t’ju vlerësojë dhe diagnostikojë siç duhet.

    Ushqimi

    Disa ushqime dhe pije si kafeja apo alkooli, mund të shkaktojnë stres dhe të kontribuojnë në dhimbjen e nofullës, veçanërisht nëse konsumohen menjëherë para gjumit.

    Një zgjidhje e thjeshtë është shmangia e tyre disa orë para gjumit. Kjo është një strategji e zgjuar për të bërë edhe një gjumë cilësor.

    Çrregullimi Temporomandibular

    Dhimbja e nofullës në mëngjes është shpesh një shenjë treguese e një çrregullimi të artikulacionit temporomandibular.

    Shumë herë, ky çrregullim shoqërohet me pozicion të dobët të nofullës. Qëndrimi i keq, dhëmbët që mungojnë, dhëmbët e pozicionuar keq ose një kafshim i gabuar mund të jenë faktorët që kontribuojnë në këtë çregullim.

    Stresi gjithashtu mund të komplikojë këta faktorë.

    Nëse besoni se dhimbja juaj e nofullës lidhet me një çrregullim të tillë konsultohuni me një specialist i cili mund të kryejë një analizë të detajuar të kafshimit, dhëmbëve dhe muskujve përreth. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Osteoporoza, si shmangen problemet jetësore të kockave

    Lajmi i rradhës

    Si të përgatisni lazanjën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë