Si të përgatisni lazanjën

    Lazanja është një ushqim me origjinë italiane që është përvetsuar me mjeshtëri nga amvisat shqiptare.

    E ngrohtë, e sapo dalë nga furra, e plotë dhe e mrekullueshme në shijen që ofron, lazanja është receta që ka fituar zemrën e kujto në botë.

    Makaronat, mishi, djathi dhe salca e domates tek lazanja përmbajnë vitamina të kompleksit B dhe ushqyes që i vijnë në ndihmë metabolizmit.

    Mishi i viçit nëse përdorni të tillë është një burim hekuri që përmirëson qarkullimin e gjakut.

    Më poshtë do të gjeni një recetë klasike të lazanjës që mund t’a gatuani lehtë në shtëpi.

    Përbërësit e Lazanjës

    12 peta lazanje

    Gjysmë kilogramë mish të grirë

    2 thelpinj hudhre të grirë

    Gjysëm luge çaji me hudhër pluhur

    1 lugë çaji me rigon të thatë

    Kripë dhe piper

    450 gramë gjizë

    2 vezë

    Gjysëm filxhani me djathë parmixhano të grirë

    1 kavanoz e gjyzëm me salcë domateje me borzilok

    2 filxhanë me djathtë mocarela

    Vaj ulliri

    Përgatitja

    Ndizeni furrën në një temperaturë prej 175 gradë.

    Ndërkohë, në një tenxhere me ujë hidhni ujë me pak kripë dhe lëreni të marr një valë.

    Shtoni petat e lazanjës dhe ziejini deri sa të zbuten për 10 minuta.

    Kullojini dhe lërini mënjanë

    Mishin skuqeni në një tigan bashkë me hudhrën, hudhrën pluhur, rigonin, kripën, piperin e zi.

    Skuqeni për 10 minuta deri sa të marrë ngjyrën karakteristike.

    Në një enë tjetër përzieni gjizën, vezët dhe djathin parmixhan.

    Vendosini petat e lazanjës në një tepsi dhe lyejini me salcën e domates.

    Më pas shtroni mishin.

    Shtresa e rradhës është masa e djathit.

    Përsëritini këto hapa deri sa tepsia të mbushet plot.

    Në shtresën e fundit, lyejeni petën me salcë dhe spërkateni me copat e vogla të mocarelës.

    Mbulojeni tepsinë me letër alumini.

    Futeni tepsinë në furrë dhe piqeni për 30 minuta deri sa djathi të ketë shkrirë dhe të ketë formuar bulëza.

    Hiqeni letrën e aluminit dhe lëreni zbuluar për 10 minuta të tjera deri sa djathi të marrë një ngjyrë kafe.

    Hiqeni tepsinë nga zjarri dhe lëreni lazanjën të ftohet për 10 minuta.

    Më pas servireni. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë tregon dhimbja e nofullës në mëngjes

    Lajmi i rradhës

    Karim Benzema, apo Topi i Artë 2022?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë