Është dezinformatë se Bosnja dhe Hercegovina kanë shpallë „triumf” pandemisë

    Një artikull në “Puls7news” dezinformon masën duke pohuar se Bosnja dhe Hercegovina është shteti i parë i cili ka shpallur triumf ndaj pandemisë me Kovid-19, kjo rezulton të jetë e pavërtetë. Përkundrazi, ditëve të fundit gjendja me pandeminë në Bosnje dhe Hercegovinë është rënduar më shumë. Mjeku Mario Jovanoski thotë se megjithatë ekziston optimizëm që këtë vit t’i jepet fund pandemisë, por, përqindja e të vaksinuarve nuk është e kënaqshme dhe një gjë e tillë me këto shifra as uk mund të mendohet, shkruan Portalb.mk.

    Portali “Puls7news” mos kalimin e një mase specifike në qeverinë e Bosnje dhe Hercegovinës e quan si “triumf” ndaj pandemisë me virusin korona dhe pohon se ky shtet i ka dhënë fund virusit.

    “Madhështore/ Qeveria e Bosnje Hercegovinës, e para në Botë që shpall triumfin ndaj Plandemisë” shkruan në lajmin të cilin e recensojmë.

    Mjeku Mario Jovanoski përmes Portalb.mk hodhi poshtë këto deklarata duke theksuar se përveç që një gjë e tillë nuk ka asnjë të vërtetë, ditëve të fundit, sipas tij Bosnja dhe Hercegovina po përballet me një valë të re të infektimeve.

    “Është absolutisht e pavërtetë që Bosnja dhe Hercegovina, ka shpallë triumf ndaj pandemisë me Kovid-19. Ashtu si në shtetet tjera të botës, edhe në Bosnje dhe Hercegovinë ditët e fundit janë regjistruar një numër i lartë i të infektuarve me virusin korona, edhe atë mbi dy mijë raste, me numër dyshifëror të rasteve të vdekjes.  Vaksinimi, si mënyra e vetme për ti dhënë fund pandemisë, është shumë poshtë mesatares krahasuar me vendet tjera të zhvilluara në nivel global” tha mjeku Mario Jovanoski.

    Ai shtoi që një shtet të fillojë të mendojë për fundin e pandemisë, duhet të ketë të vaksinuar të paktën 70% të popullatës, ndërkaq deri tani në Bosnje dhe Hercegovinë janë vaksinuar vetëm 40% e popullatës.

    “Në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithsej të vaksinuar nuk janë më shumë se 40% aktualisht. Përqindja duhet të jetë minimum 70%, që së paku të mund të mendohet një fitore e mundshme kundrejt virusit. Momentalisht në Bosnje dhe Hercegovinë, ka rreth një milion dhe treqind mijë gjithsej të vaksinuar, ndërkaq ky shtet ka një popullatë prej 3 milion banorëve” shtoi Jovanoski.

    Optimizëm ka

    Megjithatë, Jovanoski theksoi se ka mundësi që ky vit të jetë fundi i pandemisë, edhe pse sipas tij, nuk duhet neglizhuar variantet e reja të virusit dhe të gjitha pikëpyetjet që ndërlidhen me ato.

    “Ekziston optimizëm se ky vit mund të jetë fundi i pandemisë, posaçërisht për shkak të masave të cilat po ndërmerren, gjithsesi, shumë pikëpyetje rreth këtij virusi dhe varianteve të reja po shfaqen vazhdimisht, dhe nuk mund që ti marrim pa rezerva. Shpejtësia se si po shpërndahet varianti omikron, presim që definitivisht të përshpejtojë vetë procesin. Maqedonia, gjithashtu është shumë larg përqindjes së kënaqshme të të vaksinuarve”tha Jovanoski, mjek.

    Omicron, koronavirus, foto Pixabay.com
    Omicron, koronavirus, foto Pixabay.com

    Më shumë se 2,500 të infektuar në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë 24 orëve të fundit

    Në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 2,577 raste të reja me virusin korona, ndërkaq kanë ndërruar jetë nga ky virus gjithsej 22 persona, kështu thotë raporti i ministrisë së Shëndetësisë në ëtë vend.

    Deri tani në Bosnje dhe Hercegovinë janë testuar më shumë se 1 milion persona, ndërkaq kanë kaluar virusin korona gjithsej 199,316 persona.

    Varianti Omicron” është konfirmuar në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Më datë 29 dhjetor në Bosnje dhe Hercegovinë u konfirmua prezenca e variantit “Omikron”, edhe atë në disa persona. Tani, për shkak të rritjes së madhe të numrit të të infektuarve në këtë vend thuhet se ky variant mund të jetë dominant.

    Goran Çerkez nga Ministria e Shëndetësisë kishte deklaruar se kjo ka qenë e pritshme, sipas tij ka qenë çështje kohe se kur ky variant do të arrinte në Bosnje dhe Hercegovinë, pasiqë i njëjti veçse ishte konfirmuar ne disa shtete fqinje.

    “Tani mundemi vetëm të konfirmojmë se omikron po shpërndahet shumë shpejtë. Sipas infomracioneve të fundit, shpërndahet dhjetë herë më shumë se delta, që do të thotë se presim shpërndarje të shpejtë të virusit. Shpresoj që të gjithë do të sillemi në mënyrë të vetëdishme, kështu duke mbajtur maska, distancë dhe të jemi të përgjegjshëm në shoqëri që të mos ngarkojmë spitalet” tha Çerkez nga Ministria e Shëndetësisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

    Lajmi Paraprak

    Vaksinat kundër Covid-19 nuk përmbajnë parazit, mjeku Kuzmanoski: Është e pamundur

    Lajmi i rradhës

    Çrregullimi bipolar 1 dhe çrregullimi bipolar 2, cilat janë ndryshimet?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë