Struga, një nga qytetet e RMV-së me më shumë vdekje nga Covid-19

    Në Maqedoninë e Veriut është shqetësues numri i lartë i vdekjeve nga COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 245.398 raste pozitive me COVID19 prej të cilave 8.115 kanë rezultuar me fatalitet. 55 vdekje u raportuan në 15 qytete gjatë javës së kaluar, 34,1% më shumë se javën e kaluar. Struga është një ndër qytetet që ka regjistruar një numër të madh të rasteve fatale edhe përkundër të numrit total të rasteve me COVID19. Mjekët thonë se një ndër faktorët kryesor për këtë fenomen ka qenë paraqitja e vonshme e pacienteve në spital, shkruan Portalb.mk.

    Komuna e Strugës është një ndër qytetet e Maqedonisë së Veriut me shkallën të lartë të vdekshmërisë nga COVID-19. Në të dhënat e Institut të Shëndetit Publik shkalla vdekshmërisë në Strugë është 6,2% e ndjekur nga Kriva Pallanka me 5,2% dhe Vinica me 5,1%.

    Burimi i të dhënave: ISHP

    Numri i rasteve fatale, si pasojë e koronavirusit, në Strugë është shumë i lartë krahasuar me qytete tjera të vendit të cilët në total kanë regjistruar raste pozitive me COVID19 po aq sa Struga ose edhe më shumë.

    Sipas raportit të fundit të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në Strugë janë regjistruar në total 4.124 raste pozitive me COVID19 prej të cilave 255 kanë përfunduar me vdekje. Numër të përafërt të rasteve pozitive me COVID19 është regjistruar edhe në disa qytete tjera si: Kërçova, Velesi, Koçani e të tjera megjithatë numri i rasteve fatale është shumë më i ulët se në Strugë.

    Burimi i të dhënave: ISHP

    Në raportin e fundit të ISHP-së theksohet se nga data 16.01.2022, janë regjistruar 3398 raste në COVID-19 në mbarë vendin. Pjesa më e madhe e rasteve është regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Manastir, Letaliteti apo vdekshmëria më e lartë është i regjistruar në Strugë, Dibër dhe Krushevë.

    Nga Spitali i përgjithshëm në Strugë nuk kanë dhënë koment për redakisnë tonë.

    Dr. Adhurim Fazliu mendon se një ndër faktorët direkt që ka ndikuar në numrin e lartë të humbjeve të jetëve ka qenë fenomeni i dezinformimit, i cili ka bërë që qytetarët të mos e marrin seriozisht sëmundjen dhe me vonesë të kërkojnë ndihmë mjekësore.

    Adhurim Fazliu, mjek.
    Adhurim Fazliu, mjek.

    “Qarkullimi i informatave të ndryshme për teori konspirative sigurisht se ka ndikuar edhe në paraqitjen e vonshme të pacientëve në spitale duke komplikuar edhe më tepër trajtimin e infeksionit. Prandaj mendoj se analiza për vdekshmërinë vetëm nga një këndvështrim është dashakeqe dhe tepër tendecioze dhe tentim për të hedh fajin në një instancë të sistemit që është përgjegjëse për pandeminë. Respektimi i masave rekomanduese të ISHP dhe vaksinimi masiv do të ndihmojë në rikthim më të shpejtë në normalitetit parapandemik”, shton më tej Dr. Adhurim Fazliu.

    Sipas doktor Adhurim Fazliut një tjetër faktorë që ka ndikuar në incidencën e lartë të vdekjeve nga COVID19, jo vetëm në Strugë por edhe në shumë vende tjera, është mungesa e punonjësve shëndetësorë nëpër spitale.

    Deficiti i personelit mjekësorë është dukuri e cila është evidente edhe në vendet më zhvilluara dhe mendoj se ka qenë një nga faktorët për numrin e lartë të vdekshmërive jo vetëm në Strugë por në mbarë vendin por edhe gjithandej nëpër botë. Për kushtet spitalore siç e përmenda edhe më lartë janë përgjegjësi direkte e qeverisë, ministrisë së Shëndetësisë dhe vetë menaxhmentit spitalorë”, u shpreh Dr. Adhurim Fazliu.

    Në Strugë momentalisht ka 171 raste aktive ndërsa në mbarë vendin është shënuar një rritje e lartë e rasteve të reja me COVID19, më konkretisht me variantin Omicron. Aktualisht në vendin tonë ka 16.397 raste aktive. Sipas raporteve nga spitalet momentalisht janë të hospitalizuar 439 persona (25,1% më shumë në krahasim me javën e parakohshme), 251 prej të cilëve janë me mbështetje oksigjenit (15,1% më shumë në javën e ngjashme me praninë) dhe 26 pacientë janë ventilim mekanik (4 herë më shumë në krahasim me javën e kaluar).

    Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grup-moshat. Grup-moshat më të zakonshme janë 30-39 vjeç , 2.643 raste apo 23.8% dhe 2.153 raste janë persona të moshës 20-29 vjeç , apo 19.4% të rasteve. Rritje të numrit të pacientëve me COVID19 ka pothuajse në të gjitha grup-moshat por sidomos në grup-moshën mbi 60 vjeç vërehet një rritje prej 99,6% dhe grup-moshën 50-59 vjeç ka një rritje prej 90,3% krahasuar me javën e kaluar.

    Sipas kategorizimit të rrezikut dhe vlerësimit të situatës, duke marrë parasysh treguesit e OBSH-së për mundësinë e transmetimit të mëtejshëm dhe kapacitetet e reagimit të vendit, vlerësohet se:

    • Republika e Maqedonisë së Veriut është në fazë të transmetimit të gjerë, nën niveli 3, me transmetim mesatar
      kapacitetet e reagimit.

    Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

    Lajmi Paraprak

    Afati i përdorimit të vaksinës “Pfizer” është vazhduar nga 6 në 9 muaj

    Lajmi i rradhës

    Nagavci: Shkollat duhet të jenë të fundit që duhet të mbyllen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë