Dhëmbët dhe zemra – Cila është lidhja mes të dyjave

    Ndikimi i Problemeve të Dhëmbëve tek Shëndeti i Zemrës

    Të gjithë ekspertët e shëndetit tregojnë se ekziston një lidhje mes shëndetit të gojës dhe atij të zemrës.

    Por studiuesit janë të mendimit se ka akoma vend për kërkime mbi faktin se mirëmbajtja e dhëmbëve ndikon drejt për drejtë ndaj parandalimit të sëmundjeve kardio-vaskulare dhe problemeve të zemrës në tërësi.

    Debati për përkujdesjen e keqe ndaj shëndetit të gojës si një shkaktar kryesor i sëmundjeve të zemrës, vazhdon të jetë i hapur ndaj AgroWeb.org ju sjell një vlerësim të plotë të situatës.

    Studimet e mëparshme

    Në 2012, ekspertët dhe studiuesit dolën në përfundimin përmes të dhënat shkencore se një higjienë jo e mirë e gojës nuk rezultonte në një përkeqësim të dukshëm të shëndetit të zemrës.

    Dhe kurimi i sëmundjeve të ndryshme të mishrave të dhëmbëve, nuk parandalonte sëmundjet serioze të zemrës.

    Të dhënat e fundit shkencore

    Gjithsesi, shumë studime të mëvonshme të konsultuara nga AgroWeb.org tregojnë një lidhje konkrete mes periodontozës (sëmundje e mishrave të dhëmbëve) dhe sëmundjeve të tjera, përfshirë këtu dhe problemet serioze të zemrës.

    Kërkimet sugjerojnë se periodontoza shoqërohet me një rritje të rrezikut ndaj sëmundjeve kardio-vaskulare.

    Njerëzit me sëmundje kronike të mishrave të dhëmbëve, raporton AgroWeb.org, vuajnë gjithashtu nga një ngushtim i venave të gjakut  që ndodhen në qafë, të cilat ndikojnë direkt në zemër.

    Ka dhe një tjetër lidhje shumë të fortë mes diabetit e sëmundjeve të zemrës dhe provave se ata që vuajnë nga diabeti kanë një përmirësim kur kanë kryer një pastrim profesional tek dentisti.

    Si ta mirëmbajmë shëndetin e gojës?

    Dhe pse higjiena e gojës nuk është pika kyçe e parandalimit të sëmundjeve të zemrës, AgroWeb.org këshillon se mbetet shumë e rëndësishme mirëmbajtja e saj:

    Lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë.

    Pastroni dhëmbët me fill dentar.

    Zëvendësoni furçën e dhëmbëve çdo tre muaj, ose sapo qimet e saj të fillojnë të përkulen.

    Caktoni një vizitë të rregullt me dentistin tuaj.

    Dhe nëse jeni të shqetësuar për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, komunikoni me mjekun tuaj për mënyrat më të mira, siç janë lënia e duhanit apo mbajtja e një peshe të shëndetshme./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Vetmia të sëmur, por a shkakton edhe Parkinsonin?

    Lajmi i rradhës

    Çfarë ndodh me dhjamin kur dobësohemi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë