Gurët në veshka, a shkaktojnë probleme me zemrën?

    Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org, gurët në veshka mund rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ishemisë.

    Një studim madhor mbi këtë çështje u publikua më herët këtë vit në Revistën Amerikane Për Sëmundjet E Veshkave.

    Studimi, mbi të dhënat e të cilit bazohet AgroWeb.org shpjegon se formimi i gurëve në veshka dhe  zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare kanë ngjashmëri në faktorët e rrezikut.

    Të dyja këto sëmundje ndajnë faktorë rreziku si mbipesha, kolesteroli i lartë, diabeti dhe tensioni i lartë.

    Gurët në veshka nga ana tjetër supozohet të jenë një faktor i pavarur rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.

    Studimi në fjalë shqyrtoi të dhënat mjekësore të mbi 50,000 pacientëve që vuanin nga gurët në veshka.

    Pas shqyrtimit të analizave u kuptua se gurët në veshka rrisnin rrezikun e sëmundjeve koronare me 19 përqind.

    Ky problem rriste rrezikun e ishemisë me 40 përqind dhe të atakut në zemër me 29 përqind.

    Kjo ndërthurje e gurëve në veshka me problemin e atakut në zemër duket se është më i izoluar tek femrat.

    Si formohen gurët e veshkave?

    Gurët në veshka përbëhen nga minerale dhe kripëra acidike.

    Sipas të dhuenave të AgroWeb.org gurët formohen kur mineralet në organizëm arrijnë një nivel tepër të përqendruar në urinën e personit.

    Ato kristalizohen dhe ngjiten me njëra tjetrën duke formuar gurë.

    Në të paktën 80 përqind të rasteve, gurët në veshka përbëhen nga kalçiumi.

    Rastet e tjera tregojnë se gurët formohen nga substanca të tjera ose acidi urik.

    Lëvizja e gurëve në veshka është shumë e dhimbshme.

    Megjithatë, gurët në vetvete nuk shkaktojnë dëmtim të parikuperueshëm.

    Shpesh, ato dalin vetë nga organizmi nëpërmjet traktit urinar.

    Të dhënat tregojnë se 1 në 10 njerëz në botë do të vuajë nga gurët në veshka në një periudhë të caktuar të jetës.

    Ngrohja globale është kthyer në një faktor të lartë rreziku për formimin e gurëve në veshka./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Arsyet përse veza konsumohet në mëngjes

    Lajmi i rradhës

    Si ta kuptoni nëse keni tepricë hekuri – Çfarë i ndodh trurit dhe organizmit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë