Toniku i duhur për pastrimin efikas të frutave dhe perimeve

    Një regjim i shëndetshëm ushqimor, nënkupton ngrënien e shumë perimeve dhe frutave të freskëta të stinës.

    Këto produkte, ofrojnë një pjesë të konsiderueshme të vitaminave dhe mineraleve për të cilat njeriu ka shumë nevojë.

    Megjithatë në këtë kohë, rreziku i pesticideve, zbeh vlerat shëndetësore të shumë prodhimeve bujqësore.

    Shumica prej frutave dhe perimeve bien në kontakt me pesticidet që në fazat e para të mbjelljes.

    Rrjedhimisht, çdo perime ose frut që mund të blejmë në treg ka gjurmë domethënëse të pesticideve të dëmshme.

    Nevoja për një pastrim rrënjësor të ushqimeve të tokës është e madhe në ditët e sotme.

    Kjo nuk do të thotë që njeriu duhet të përdorë kimikate për të larguar kimikate të tjera.

    Beteja do të ishte e humbur po të mos ishte uthulla.

    AgroWeb.org do t’ju tregojë për recetën e një solucioni praktik dhe efikas për pastrimin e duhur të frutave dhe perimeve.

    E vërteta është se nuk ju nevojiten detergjentë, locione të dedikuara për të pastruar perimet dhe frutat.

    Uthulla dhe limoni janë dyshja më efikase në pastrimin e tyre.

    Përpara se të lexoni më tej, duhet të dini që uthulla ka rol pastrues por nuk shërben si disinfektues.

    Së dyti, frutat dhe perimet mund të pastrohen së bashku por ato nuk përzihen me barishtet.

    Si ta përgatisni vetë në shtëpi solucionin për pastrimin e frutave dhe perimeve

    Për përgatitjen e këtij solucioni ju nevojiten:

    • Një shishe spërkatëse
    • Kullesë
    • Uthull e bardhë
    • Ujë
    • Lëng limoni
    • Furçë perimesh
    • Letra kuzhine

    Përgatitja:

    Në një shishe spërkatëse hidhni një filxhan çaji uthull të bardhë dhe katër filxhanë ujë.

    Më pas shtoni një lugë gjelle lëng limoni.

    Tundeni shishen mirë.

    Vendosini frutat dhe perimet në një kullesë në lavamanin e kuzhinës.

    Më pas spërkatini të gjitha frutat dhe perimet me këtë solucion dhe prisni nga dy deri në pesë minuta.

    Shpëlajini frutat dhe perimet me ujë të rrjedhshëm dhe të ftohtë dhe përdorni furçën për të pastruar produktet me lëkurë të trashë.

    Në fund, fshijini ato me letër kuzhine.

    Solucioni i duhur për pastrimin e barishteve

    Barishtet janë më të brishta ndaj duhet të tregoni kujdes në pastrimin e tyre.

    Hapi i parë është që barishtet t’i vendosni në një enë të madhe e të thellë qelqi.

    Sasia e rekomanduar e uthullës në këtë rast është një filxhan çaji uthull për çdo katër filxhanë çaji ujë.

    Pasi ta keni mbushur me ujë, shtoni një lugë gjelle kripë.

    Lërini barishtet të rrinë në këtë tretësirë për dy deri në pesë minuta dhe më pas transferojini në një kullesë.

    Shpëlajini mirë me ujë të bollshëm dhe më pas thajini me kujdes.

    Ky proces duhet bërë përpara konsumit të barishteve.

    Larja e tyre dhe futja në frigorifer nxit dhe shpejton kalbjen e barishteve./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Varshmëria nga rrjetet sociale te fëmijët në RMV, me pasoja mentale

    Lajmi i rradhës

    Tri këshillat për kujdesin e bimës së domates

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë