Hani arra për të ulur kolesterolin

    Harroni sallatat dietike, mishin pa dhjamë apo çajin jeshil.

    Mesa duket çelësi i suksesit në misionin e të rënit në peshë qëndron tek një grusht me arra.

    Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë zbuluar se një regjim ushqimor i pasur me arra dhe vaj ulliri është shumë i mirë për uljen e kolesterolit dhe po aq efikas në rënien në peshë si një regjim i pasur në karbohidrate dhe me ushqime me pak yndyrë.

    Sipas ekspertëve, ky nuk është përfitimi i vetëm që arrat i ofrojnë organizmit.

    Arrat janë të pasura me yndyrna polio-të-pangopura, të cilat i bëjnë mirë shëndetit të zemrës dhe ulin kolesterolin.

    Për të arritur në këtë konkluzion, studiuesit e mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë analizuan të dhënat e 245 personave mbipeshë dhe obezë.

    Pjesëmarrësit në studim ishin të moshave nga 22 deri në 72 vjeç.

    Ata iu nënshtruan tre regjimeve të ndryshme ushqimore.

    Regjimi i parë ofronte ushqime me pak yndyrë por të pasura në karbohidrate.

    I dyti ofronte pak karbohidrate dhe ushqime me një nivel të lartë yndyre.

    Regjimi i tretë ishte i pasur me arra dhe nivel të ulët karbohidratesh.

    Ata që ndoqën këtë regjim, konsumonin rreth 40 gramë arra në ditë.

    Kjo sasi është e barazvlefshme me një grusht e gjysëm arrash.

    Në harkun kohor të gjashtë muajve pjesëmarrësit që ndoqën regjimin me arra humbën njësoj peshë si grupet e tjera me dietë.

    Ndërkohë, përveç rënies në peshë, grupi i tretë pati më shumë përmirësime në nivelin e kolesterolit në krahasim me grupet e tjera.

    Kolesteroli i keq u ul ndjeshëm tek personat, organizmi i të cilëve ishte më i prirur ndaj diabetit.

    Kjo nuk do të thotë se mund ta teproni me ushqimet me yndyrë.

    Vlerat Shëndetësore Të Arrave

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një regjim ushqimor i pasur me arra ofron yndyrna të mira polio-të-pangopura.

    Në fakt, arrat janë të vetmet që ofrojnë kryesisht këtë lloj yndyrnash dhe acidin alfa linolenik.

    Ky acid është një formë bimore që rrjedh nga acidet yndyrore omega-3.

    Ai është thelbësor për funksionet e organizmit dhe trurit.

    Duke qenë se trupi nuk arrin të prodhojë një acid të tillë, organizmi vuan nga mungesa e tij.

    Studimi i lartpërmendur është publikuar në revistën e Shoqatës Amerikane të Zemrës.

    Publikimi i tij u bë pak kohë pasi shkencëtarët e Harvardit rekomanduan zëvendësimin e yndyrnave të ngopura me ato polio-të-pangopura për një jetë të gjatë dhe zemër të shëndetshme. /AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    Sa i afërt është Krenar Lloga me BDI-në?

    Lajmi i rradhës

    O’Brien: Shkaktimi i trazirave në veri nënkupton përballje me NATO-n

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë