Sa i afërt është Krenar Lloga me BDI-në?

    Lloga: Nuk kemi premtuar “përkatësinë etnike” në certifikatat e lindjes

    Futja e përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes nuk ka qenë premtim dhe zotim i Aleancës për Shqiptarët para se të futen në qeveri, kështu u shpreh ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në KlanDebat. Përkatësia etnike në këto certifikata erdhi si Udhëzim i Llogës për t’i shmangur rastet e punësimeve në administratë, ku qytetarë të kombësive tjera, me një deklaratë noteriale ndryshonin përkatësinë etnike dhe zinin vendet e punës të rezervuara për bashkësitë përkatëse etnike.

    “Ministri i Drejtësisë ka bërë ndryshimin e Udhëzimit dhe ka vendosur në certifikatën e lindjes, vdekjes dhe të kurorëzimit grafën etnike të prindërve, ashtu siç e ka edhe ligji në fjalë. Ka qenë Gjykata Kushtetuese që është organi më i lartë që vlerëson ligjshmërinë e akteve. Në këtë rast, nuk është vlerësuar përmbajtja e certifikatës, nuk është rrëzuar certifikata përmes përmbajtjes, por është rrëzuar akti sepse nuk është sjellë në afat kushtetues”, tha mes tjerash Lloga.

    Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka vepruar në këtë rast me standarde të dyfishta. Siç thotë ai, është hapur rruga që Udhëzimi i njejtë të sillet sërish nga ai si ministlr sepse është brenda ligjit.

    Me BDI-në, me opozitën apo vet? – Lloga: Vendimi i kryesisë na detyron që ASh të shkojë në zgjedhje pa koalicion.

    Sekretar i Përgjithshëm i ASh-së dhe Ministër i Drejtësisë, deklaroi në Klan Debat se vendimin për koalicionim në zgjedhjet e ardshme e merr Kuvendi i partisë, ndërsa momentalisht, sipas tij, ka vendim kryesie për të shkuar pa koalicion në zgjedhje.

    “Ka një vendim të Aleancës në Kryesinë Qendrore që e detyron Aleancës që në këtë rrugëtim të deritanishëm të shkojë vet në zgjedhje, por në momentin që do të shpallen zgjedhjet, atëherë organi më i lartë politik në ASh është Kuvendi i ASh-së dhe do të jetë ky kuvend që do të tregojë se ku do të lëvizim ne si parti”, deklaroi Lloga.

    Sa i afërt është Krenar Lloga me BDI-në?

    I pyetur për fotografitë e publikuara kohë më parë ku Krenar lloga i ASh-së shihet bashkë me shoferin e Ali Ahmetit të BDI-së dhe me funksionarët tjerë të kësaj partie, Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së deklaroi se kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme, por diçka shumë normale. ASh me BDI-në, sipas Llogës, janë partnerë qeverisës dhe për pasojë takohen edhe në evente si mysafirë të tjetërkujt.

    “Nuk ka asgjë të pazankonshme nëse shqiptarët rrinë bashkë. Ato të cilët kanë dëshirën e madhe për të bërë politikë nga fotografitë, tregojnë se në çfarë ‘bataku’ politik jetojnë”, tha mes tjerash Lloga, duke shtuar se fotografitë që kanë qarkulluar nuk kanë qenë të fshehta, porse në to duket se ata vetë janë drejtuar dhe prgatitur për t’u fotografuar.

    A e tradhtoi Aleanca – Vetëvendosjen kur hyri në koalicion me BDI-në?

    Lloga i ASh-së uroi opozitën shqiptare dhe Vetëvendosjen për bashkëpunimin e ri, ndërsa koalicionimin e partisë së tij me BDI-në, nuk e sheh si tradhti ndaj VV-së së Albin Kurtit. Kjo terminologji, sipas tij, është e gabuar dhe jo e duhur për bashkëpunimet politike.

    “Unë nuk besoj që votuesi i Vetëvendosjes është ndjerë i tradhtuar kur zoti Kurti bëri koalicion me LAN-in e u bë VLAN bashkë me Ramush Haradinajn, Isa Mustafën dhe Fatmir Limajn, ashtu siç nuk është tradhti, as atëherë e as sot, që kryetari i VV-së, Albin Kurti bëri koalicion me partinë, të cilën ai e kishte edhe si kundërshtar ideologjik, siç ishte LDK-ja e Isa Mustafës”, deklaroi Lloga. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nga janari me Qeveri teknike?

    Lajmi i rradhës

    Hani arra për të ulur kolesterolin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë