Kura natyrale për të rritur hemoglobinën

    Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut.

    Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në mbarë organizmin.

    Përpos kësaj, hemoglobina nxjerr dioksidin e karbonit jashtë qelizave dhe në mushkëri.

    Më pas dioksidi i karbonit nxirret gjatë frymëmarrjes.

    Sipas të dhënave sasia e ulët e hemoglobinës vështirëson kryerjen e këtyre funksioneve në organizëm.

    Në këtë artikull do të mësoni më shumë për mënyrat e rritjes së nivelit të hemoglobinës në organizëm.

    Merrni më shumë hekur

    Duke ngrënë më shumë ushqime të pasura me hekur, nivelet e hemoglobinës do të rriten ndjeshëm.

    Hekuri përmirëson prodhimin e hemoglobinës dhe formimin e rruazave të kuqe të gjakut.

    Ushqimet e pasura me hekur

    Mishi dhe peshku

    Vezët

    Frutat e thata

    Brokoli

    Barishtet

    Bizelet

    Arrorët dhe farat

    Gjalpi i kikirikut

    Merrni më shumë folat

    Folati është pjesë e kompleksit të vitaminave B, që luan një rol thelbësor në prodhimin e hemoglobinës.

    Nëse nuk merrni mjaftueshëm folat, trupi do të preket nga anemia e nxitur nga mungesa e tij dhe nivele të ulëta të hemoglobinës.

    Ushqimet e pasura me folat

    Mishi i viçit

    Spinaqi

    Orizi

    Kikirikët

    Fasulet

    Avokado

    Sallata jeshile

    Maksimizoni përthithjen e hekurit

    Sipas të dhënave konsumi i ushqimeve të pasura me hekur është shumë i rëndësishëm, por nëse organizmi nuk e përthith atë, atëherë gjithçka ka shkuar dëm.

    Ushqimet e pasura me vitaminë C siç janë agrumet, luleshtrydhet dhe barishtet përmirësojnë përthithjen e hekurit.

    Përveç vitaminës C, ju mund të merrni edhe vitaminë A dhe beta karoten që maksimizojnë përthithjen e hekurit.

    Ushqimet e pasura me vitaminë A

    Peshku

    Mëlçia e viçit

    Kungulli

    Patatja e ëmbël

    Barishtet

    Ushqimet e Pasura Me Beta Karoten

    Karrotat

    Patatet e ëmbla

    Kungulli

    Pjepri

    Mango

    Suplementët e hekurit

    Suplementët e hekurit mund të jepen vetëm me rekomandimin e mjekut.

    Kjo është e nevojshme sepse sasitë e larta të hekurit mund të jenë të rrezikshme.

    Nëse e teproni me hekurin do të prekeni nga sëmundjet e mëlçisë, konstipacioni, të përzierat dhe të vjellat.

    Suplementët mund të rrisin nivelet e hekurit në organizëm në mënyrë graduale dhe duhen marrë vetëm me rekomandimin e mjekut. /Agroweb/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës

    Lajmi i rradhës

    GFP: Ushtria e Maqedonisë në mesin e dhjetë ushtrive më të dobëta në botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë