Mënyrat natyrale kundër alergjisë nga myku

    Alergjitë e shkaktuara nga myku janë të përhapura dhe të zakonshme.

    Ato shoqërohen me kruarje dhe tështima të cilat e vështirësojnë jetën e përditshme të njeriut.

    Këto alergji përhapen shumë lehtë dhe mund të prekin zonën e syve, hundës, madje edhe imunitetin.

    Këto alergji trajtohen dhe shërohen nëpërmjet marrjes së medikamenteve por edhe të kurave natyrale, të cilat krahas të tjerave eliminojnë kollën, të ftohurën, tështimën dhe inflamacionin.

    Borziloku

    Borziloku është një bimë me gjethe të shenjta për shëndetin.

    Ajo ka vlera të panumërta kundër baktereve dhe infeksioneve.

    Ju mund të përtypni gjethet e freskëta të borzilokut ose të pini çaj borziloku rregullisht kundër alergjisë nga myku.

    Xhenxhefili

    Xhenxhefili është i mrekullueshëm dhe mirëbërës për organizmin.

    Ai është efikas në zgjidhjen e një sërë problemesh me stomakun, alergjitë, të ftohurën, kollën e të tjerë.

    Xhenxhefili duhet konsumuar rregullisht për të zgjidhur problemin e alergjisë.

    Çaji i xhenxhefilit është mënyrë më e mirë për të luftuar alergjinë e nxitur nga myku.

    Për çajin zjeni një gotë ujë me 2 cm xhenxhefil.

    Hudhra

    Hudhra lufton bakteret dhe alergjitë e shkaktuara nga myku.

    Duke e konsumuar atë rregullisht, jo vetëm që do të çliroheni nga alergjitë dhe e ftohura, por do të keni një tretje më të mirë.

    Sipas të dhënave duhet të konsumoni dy thelpinj hudhre në ditë për shërim të shpejtë.

    Kosi

    Kosi përmban substanca mirëbërëse që shkatërrojnë bakteret dhe mykun.

    Mos hezitoni të konsumoni 2 ose 3 filxhanë me kos në ditë për të shmangur simptomat e alergjisë.

    Portokallet

    Secila prej agrumeve që gjejmë në treg ka një ndikim të fortë në largimin e alergjive.

    Zgjidhni portokallet ose limonët për t’u shëruar më shpejt.

    Lëngu i freskët i portokallit ose fruti i plotë ndihmojnë në rimëkëmbjen e sistemit imunitar dhe në shërimin e shpejtë.

    Domatet

    Domatet janë të mbushura me vitamina dhe acide të mira që luftojnë alergjitë.

    Substancat mirëbërëse që gjenden tek domatet eliminojnë bakteret dhe infeksionet.

    Hani më shumë domate, ose pini lëngun e tyre për t’u rimëkëmbur më shpejt nga alergjitë.

    Rigoni

    Rigoni bën mrekullira kundër alergjisë së shkaktuar nga myku.

    Nëse jeni prekur nga alergjitë, konsumoni rigon ose çaj rigoni për të eliminuar më shpejt bakteret dhe simptomat e sëmundjes. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Vitamina që i duhet trupit për një sistem imunitar të shëndetshëm

    Lajmi i rradhës

    Ditë e mahnitshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë