Kruarja e lëkurës

    Shkaktarët e kruarjes së lëkurës janë të shumtë.

    Ndonjëherë arsyeja mund të jetë shumë e thjeshtë siç janë rrobat që mbani veshur.

    Ka raste që kruarja e lëkurës mund të jetë simptomë e një acarimi ose sëmundjeje më serioze.

    Zgjidhjet për kruarjen e lëkurës nëse nuk bëhet fjalë për diçka serioze, janë të thjeshta.

    Ju mund të zgjidhni të vishni rroba të një materiali më të butë, të përkujdeseni për të dhe të shmangni përtharjen e saj.

    Sipas të dhënave ndonjëherë kruarja e lëkurës mund të jetë simptomë e një problemi psikologjik ose depresionit.

    Shkaktarë të mundshëm të kruarjes së lëkurës

    Insektet si mushkonjat ose merimanga

    Ekzema ose edema

    Substancat që gjenden tek produktet kozmetike, pastrimit ose bizhuteritë.

    Medikamentet për tensionin e gjakut, stomakut, dhimbjeve ose kolesterolit

    Dëmtimi i nervave

    Skleroza e shumëfishtë.

    Shkaktarë të tjerë të kruarjes së lëkurës

    Sipas të dhëave në disa raste kur kruarja nuk largohet, mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve serioze siç janë:

    Sëmundjet e veshkave,

    Sëmundjet e mushkërive

    Tiroidja

    Diabeti

    Mungesa e hekurit

    Kura natyrale kundër kruarjes së lëkurës që mund të bëhen në shtëpi

    Soda e bukës

    Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të një filxhan çaji me sodë buke.

    Qëndroni brenda në ujë për gjysëm ore dhe më pas thajeni të gjithë trupin, pa e shpëlarë me ujë.

    Këtë trajtim bëjeni çdo ditë për disa javë që të zgjidhni problemin e kruarjes së lëkurës.

    Pak ujë me sodë mund ta përdorni edhe për të lyer lëkurën në pjesët ku keni kruarje.

    Uji i ftohtë

    Sa herë që keni dëshirë për të kruar lëkurën bëni dush me ujë të ftohtë.

    Kjo është një mënyrë shumë efikase për të shuar nevojën për kruarje të lëkurës.

    Uthulla e mollës

    Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të një filxhan çaji me uthull molle.

    Pas banjës shpëlajeni trupin me ujë të bollshëm dhe të vakët

    Uthullën e mollës mund ta përdorni edhe për të lyer pjesët e lëkurës ku keni kruarje.

    AgroWeb.org ju rekomandon tëkonsultoheni me mjekun në rast se kruarjet zgjesin për disa ditë.

    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

    Burimi: U.S. National Library of Medicine

    Lajmi Paraprak

    Ekspertët e OKB-së: Zvicra ka probleme “sistematike” me racizmin

    Lajmi i rradhës

    BILETË NJËDREJTIMËSHE | Të rinjtë nuk janë aspak optimist për t’u kthyer në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë