Dr. Georgi Sapego zbulon se cili ndryshim në fytyrë tregon se kemi yndyrë të tepërt në organizëm
– Kolesteroli i keq shkakton arterosklerozën, e cila dëmton arteriet në tru, zemër, zorrë ose këmbë. Të gjitha këto pjesë të trupit mund të preken rëndë.
Kolesteroli i mirë, nga ana tjetër, parandalon zhvillimin e arterosklerozës, thotë Sapego.
Ai gjithashtu vuri re se është shumë e vështirë të vërehen devijime në nivelin e kolesterolit “të keq” pa një analizë të gjakut sepse problemi bëhet i dukshëm vetëm kur arteriet preken seriozisht nga arteroskleroza.
Simptomat mund të përfshijnë, dhimbje të forta gjoksi dhe këmbe, vështirësi në frymëmarrje dhe dobësi të papritur.
Kjo është ksanthelasma: depozitat e verdha yndyrore shfaqen nën lëkurën e qepallave.
“Këto nuk janë njolla mikroskopike, por vende të dukshme qartë, të ngjashme me piklat. Në gjysmën e rasteve, xanthelasma tregon një nivel të lartë të kolesterolit në gjak ”, tha mjeku.