Nuk duhet ta injoroni tharjen e gojës, mund të jetë shenjë e sëmundjeve serioze

    A vuani nga goja e thatë? Shanset janë që ju jeni thjesht të dehidratuar dhe organizmi juaj po ju thotë se duhet të pini më shumë ujë.

    Mund të nënkuptojë gjithashtu se ju merrni frymë nga goja gjatë natës ose mund të lidhet me stresin, duhanin ose dietën tuaj.

    Megjithatë, në disa raste, goja e thatë e vazhdueshme mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje serioze, thotë Azad Eyrumlu nga Banning Dental Group.

    Goja e thatë njihet me termin mjekësor kserostomia, që në thelb do të thotë se ka mungesë të pështymës në gojë. Pështyma ndihmon në kontrollin e niveleve të baktereve dhe gjithashtu balancon dhe largon acidin rreth dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.

    “Tharja e gojës mund të jetë një shenjë se diçka nuk është në rregull me shëndetin tonë. Domethënë, në këtë mënyrë mund të ndodhin kushte të caktuara shëndetësore, si goditja në tru, diabeti apo sëmundja e Alzheimerit”, ka shpjeguar ai.

    Më pas, eksperti renditi të gjitha kushtet shëndetësore që mund të tregojë tharja e gojës. Këto janë: diabeti, goditja në tru, HIV, sëmundja e Alzheimerit, sindroma Sjogren.

    Lajmi Paraprak

    A bie nga pesha duke mos ngrënë?

    Lajmi i rradhës

    Detaje të reja të masakrës së mbrëmshme në Serbi | Vrau njerëz që ishin në piknik, kopshtar e polic

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë