Pesë ushtrimet për shëndetin e trurit

    Hulumtimet kanë zbuluar se ushtrimet mund të kenë një ndikim pozitiv në kujtesën tuaj dhe shëndetin e trurit. Një studim i ri ka bërë një lidhje ndërmjet ushtrimeve dhe përmirësimit të kujtesës, planifikimit dhe organizimit. Të dhënat sugjerojnë se vetëm 10 minuta në ditë mund të kenë një ndikim të madh.

    Ekspertët kanë ditur për vite me radhë për përfitimet fizike të ushtrimeve, por kërkimet kanë vazhduar se si stërvitja mund të ndikojë në mendjen tuaj. Tani, një studim i ri zbulon ushtrimet më të mira për shëndetin e trurit dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e gjithçkaje duke filluar nga kujtesa deri te aftësia për t’u organizuar.

    Studimi, i cili u botua në Journal of Epidemiology & Community Health, gjurmoi të dhëna nga gati 4.500 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kishin monitorë të aktivitetit të lidhur në kofshët e tyre për 24 orë në ditë gjatë një jave. Studiuesit analizuan se si nivelet e aktivitetit ndikuan në kujtesën e tyre afatshkurtër, aftësitë e zgjidhjes së problemeve dhe aftësinë për t’i përpunuar gjërat.

    Studimi zbuloi se kryerja e ushtrimeve dhe aktiviteteve të moderuara dhe të forta – madje edhe ato që kryheshin në më pak se 10 minuta – ishin të lidhura me rezultate shumë më të larta të njohjes sesa njerëzit që kalonin shumicën e kohës ulur, duke fjetur ose duke bërë aktivitete të lehta. (Ushtrimi i fuqishëm në përgjithësi përfshin gjëra të tilla, si vrapimi, noti, vozitja me biçikletë dhe vallëzimi; ushtrimet e moderuara përfshijnë ecjen e shpejtë dhe çdo gjë që e bën zemrën tuaj të rrahë më shpejt).

    Ekspertët rekomandojnë se shumica e të rriturve duhet të bëjnë ushtrime me intensitet të moderuar për së paku 150 minuta në javë.

    Ushtrimet më të mira për kujtesën

    Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) t’i përfshini ushtrimet e mëposhtme në stilin tuaj të jetesës, në mënyrë që të përmirësoni shëndetin e trurit:


    Vallëzimi
    Bëni galiç (squats) ose marshoni në vend derisa shikoni televizor
    Nisni një rutinë ecjeje
    Përdorni shkallët
    Shëtisni qenin tuaj, nëse keni një të tillë (një studim zbuloi se pronarët e qenve ecin mesatarisht 22 minuta më shumë çdo ditë në krahasim me njerëzit që nuk kanë qen)


    Megjithatë, studimi i fundit sugjeron se aktivitetet më të forta janë me të vërtetë më të mira për trurin tuaj, porse studimi nuk përcaktoi se cilat ushtrime në veçanti janë më të mirat.


    Aty mund të përfshihen ushtrimet, si:

    HIIT (Stërvitje me interval me intensitet të lartë)
    Vrapimi
    Ecja e shpejtë
    Noti
    Vozitja me biçikletë në pjerrtësi
    Vallëzimi

    Lajmi Paraprak

    Dështon debati parlamentar për tekstet shkollore në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Lufta e Kosovës: Luftë parimesh dhe personalitetesh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë