Plakja e imunitetit – Ndikimi në shëndetin e organizmit

    Me kalimin e moshës, sistemi imunitar i njeriut humbet efikasitetin e tij në luftimin e infeksioneve dhe në reagimin ndaj vaksinave.

    Përpos kësaj, një imunitet i plakur ka lidhje të drejtpërdrejtë me inflamacionin kronik.

    Inflamacioni është pjesë e reagimit normal të imunitetit për rikuperimin, dhe në shumë raste shërben për të na mbajtur të sigurt nga infeksionet bakteriale dhe virale dhe agjentët e dëmshëm të mjedisit.

    Megjithatë kjo vlen deri në një pikë të caktuar.  Kur inflamacioni bëhet kronik, ai mund të bëhet i dëmshëm dhe shkatërrues, thonë ekspertët.

    Sipas tyre, inflamacioni kronik  rrit rrezikun e pothuajse të gjitha sëmundjeve që lidhen ngushtë me moshën e tretë.

    Reagimi imunitar dhe plakja

    Pas një infeksioni apo lëndimi, imuniteti i një të riu është shumë efikas në luftimin e inflamacionit të dëmshëm.

    Efikasiteti është ndjeshëm në rënie në trupin e një të moshuari.

    Humbja e efikasitetit të imunitetit ndodh si pasojë e akumulimit të qelizave të plakura e të përgjumura të imunitetit.

    Të gjitha qelizat kanë një jetëgjatësi të programuar përmes së cilës ata sintetizohen, shumohen dhe përfundimisht i nënshtrohen apoptozës (vdekjes së qelizës) kur ato nuk janë më funksionale.

    Disa prej tyre gjenden në fund dhe në fillim të kromozomeve, që përbëhen nga protein dhe një molekulë e vetme e informacionit tonë genetik ose ADN-ja.

    Qelizat në fundin e çdo kromozomi luajnë të njëjtin funksion si copëzat plastike ose metalike në fund të lidhëses së këpucëve.

    Këto qeliza janë shumë të rëndësishme sepse pengojnë ngjitjen dhe humbjen e kromozomeve por nga ana tjetër shkurtohen dhe zvogëlohen gjithnjë e më shumë deri sa vdesin.

    Nga ana tjetër, këto qeliza të plakura prodhojnë disa molekula sinjalizuese imunitare, që në sasi të larta, rrisin rrezikun e sëmundjeve të rrezikshme dhe të vdekjes së parakohshme tek të moshuarit.

    Si të rimëkëmbni imunitetin tuaj

    Plakja është e paevitueshme, megjithatë ka disa ndryshime në stilin e jetesës që na ndihmojnë të kemi shëndet edhe në moshë të thyer.

    Aktiviteti fizik, ndjekja e një regjimi ushqimor Mesdhetar dhe kujdesi për peshën janë hapat kryesorë për një imunitet të plakur por më të fortë. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Kreditë e shpejta i çojnë qytetarët të kërkojnë ndihmë tek Avokati i Popullit

    Lajmi i rradhës

    Si të zbuloni nëse keni toksina në trup 

    Lajme tjera

    Kruarja e lëkurës

    Shkaktarët e kruarjes së lëkurës janë të shumtë. Ndonjëherë arsyeja mund të jetë shumë e thjeshtë siç janë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë