Problemet shëndetësore që shkakton mungesa e vitaminës B12

    Vitamina B12 ka aftësinë të përmirësojë performancën dhe funksionet mendore.

    Suplementët e vitaminës B12 përdoren kryesisht kundër stresit dhe për rritjen e nivelit të energjisë në organizëm.

    Kjo vitaminë ka aftësinë të përmirësojë performancën dhe funksionet mendore.

    Funksionet e trurit

    Mungesa e vitaminës B12 tek të moshuarit është faktor nxitës për sklerozën dhe degjenerimin e funksioneve të trurit.

    Këtu përfshihet edhe skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja e Parkinsonit.

    Depresion

    Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë luhatje humori, depresion dhe ankth.

    Marrja e suplementëve e rimëkëmb gjendjen e brendshme të njeriut në vetëm një javë.

    Ishemia dhe sëmundjet kardiovaskulare

    Mungesa e kësaj vitamine ka lidhje të fortë me shfaqjen e ishemisë.

    Në mungesë të vitaminës B12, nivelet e homocisteinës në gjak janë shumë të larta.

    Një gjë e tillë rrit rrezikun e ateroskleroës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

    Anemia

    Kur nivelet e vitaminës B12 janë të ulëta, organizmi e ka të vështirë të prodhojë rruaza të kuqe.

    Kësisoj, organizmi është më i predispozuar të preket nga anemia.

    Ushqimet më të pasura me vitaminë B12

    Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në ushqime të ndryshme siç janë: peshku, mishi, shpendët, vevzët, qumështi dhe nënproduktet e tij.

    Vitamina B12 nuk gjendet tek ushqimet bimore por drithërat që konsumohen me qumësht në mëngjes janë të pasuruara me këtë vitaminë.

    Sardelet në veçanti janë të pasura me vitaminën B12 .

    Një sasi prej 150 gramë sardele përmban 200% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12.

    Trofta është një shembull tjetër i një burimi të shkëlqyer të vitaminës B12.

    Një sasi prej 100 gramë troftë ofron 125% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12.

    Nga ana tjetër, një sasi prej 200 gramë salmon të pjekur ofron 80% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Nga mëngjesi deri në darkë | Sa gota me ujë duhet të pini

    Lajmi i rradhës

    BBC do t’i paguajë 1.5 milionë funta Familjes Mbretërore dëmshpërblim për intervistën e Princeshës Diana

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë