Pse duart plaken më shpejt

    Lëkura e duarve është pjesa më e neglizhuar dhe e abuzuar e trupit sa i përket trajtimeve kundër plakjes.

    Shëndeti i duarve është tregues i pashmangshëm i moshës.

    Lëkura e duarve plaket shpejt nëse nuk tregoni kujdes ndaj këtyre gjërave të shpjeguara më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org.

    Njollat e moshës

    Njollat e moshës është emërtimi i disa njollave në lëkurë të cilat nuk kanë aspak të bëjnë me moshën.

    Tek disa njerëz, këto njolla shfaqen si pasojë e ekspozimit të tepërt në diell.

    Ndërsa tek disa të tjerë me më shumë fat ato shfaqen pas të pesëdhjetave.

    Ekspertët rekomandojnë që gjatë ekspozimit në diell, njerëzit të tregojnë të njëjtin kujdes për duart si për fytyrën.

    Këtu përfshihet aplikimi i kremit mbrojtës me një faktor mbi 30.

    Rrudhja e lëkurës

    Nëse lëkura e duarve nis të rrudhet e të ngjajë si e zhubrosur, atëherë AgroWeb.org ju këshillon të aplikoni kremëra me përmbajtje retinoidi që nxit formimin e kolagjenit.

    Lëkura e plasaritur

    Lëkura e thatë dhe e plasaritur ka nevojë për trajtime të thella.

    Ato nisin me heqjen e qelizave të vdekura dhe më pas aplikimin e kremërave hidratues dhe ushqyes me glicerinë dhe vajra bimorë.

    Për të zgjidhur këtë problem, rekomandohet aplikimi i kremërave dhe më pas mbajtja e dorezave prej pambuku për të siguruar një hidratim të plotë.

    Çngjyrosja e thonjve

    AgroWeb.org ju kujton se çngjyrosja e thonjve mund të jetë tregues i një myku ose infeksioni si pasojë e përdorimit të medikamenteve ose manikyrëve të ndryshëm.

    Ngjyra natyrale e thonjve mund të kthehet duke përdorur lëngun e limonit.

    Thonjtë e brishtë

    Thonjtë bëhen të brishtë nëse ekspozohen shumë ndaj ujit, kimikateve, ndryshimeve stinore e të tjerë.

    Për të zgjidhur këtë problem ju mund të merrni një dozë prej 2.5 mg të vitaminës B e cila forcon thonjtë.

    Manikyri I Duhur

    Për duar të bukura është e rëndësishme që të përzgjidhni manikyrin e duhur dhe të mbani formën e përshtatshme të thonjve.

    Ka ngjyra të errëta manikyri që nxjerrin në pah gjëndjen e duarve tuaja apo njollat që ato kanë.

    Ngjyrat klasike si e kuqja ose vjollca e bëjnë dorën të ngjajë më e bukur.

    Ndërsa ngjyrat jeshile apo të verdha nxjerrin në pah problemet e saj. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    MASh-Maqedoni: Në shkollat e mesme të mjekësisë do të regjistrohen vetëm nxënësit me mësim të rregullt

    Lajmi i rradhës

    Vrapi zgjidhja për shëndetin e trurit dhe humorin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë