A është e vërtetë që kritikat të rrisin?

    Drilona Abazaj, psikologe

    𝙆𝙧𝙞𝙩𝙞𝙠𝙖𝙩 𝙩𝙚 𝙧𝙧𝙞𝙨𝙞𝙣…

    Shpesh ndodhë të hasemi me këtë fjali mbas një shuplake të mirë “rritjeje”, shumë i mëshojnë mendimit që kritikat na i servirin për të na rritur, për të na aftësuar dhe për të na bërë më produktiv. Po sa e rëndësishme është të jemi të kujdesshëm ndaj fjalëve që zgjedhim për të qenë një kritikues pozitiv, duke mos lënduar askënd kur u drejtohen.
    Sepse ballafaqimi ndaj kritikave pozitive është një aftësi e rëndësishme jetësore, e cila na jep mundësinë për të qenë më të hapur dhe më të pranuar ndaj tyre.

    Ne ose mund ta përdorim kritikën në mënyrë pozitive për të përmirësuar, ose në mënyrë negative që mund të ulë vetëvlerësimin dhe të shkaktojë stres, zemërim apo edhe agresion tek të tjerët.

    Mënyra në të cilën ne vendosnim të japim kritikën ka një efekt goditës në aspekte të ndryshme të jetës të individëve, prandaj është më mirë të identifikojm mënyrat në të cilat mund të përfitonjnë nga kritika dhe ta përdorni atë në avantazhin e tjetrit duke mundësuar që ai të jetë një person më i fuqizuar dhe më i aftë .

    Kemi dy lloj kritikash konstruktive dhe shkatërruese. Dallimi midis kritikës konstruktive dhe kritikës destruktive është mënyra në të cilën jepen komentet.

    Megjithëse të dyja format sfidojnë idetë, karakterin ose aftësinë , kur dikush po jep kritika shkatërruese kjo mund të dëmtojë krenarinë dhe të ketë efekte negative në vetëvlerësimin dhe besimin e individëve.
    Kritika shkatërruese shpesh mund të jetë qëllimisht e dëmshme, duke sjellur më pas ndjesin e zhvlersimit dhe zemërimit.

    Ndërsa kritika konstruktive është krijuar për të treguar gabimet, por gjithashtu për t’ju treguar se ku dhe si mund të bëhen përmirësime. Kritika konstruktive duhet dhënë si orjentime të dobishme që mund të ndihmojnë në përmirësimin e vetvetes dhe jo në përçmim e dikujt.

    Kur kritika është konstruktive, zakonisht është më e lehtë të pranohet, edhe nëse ende lëndon pak. Gjithmonë duhet të përpiqemi të përdorim kritikën në avantazhin e tjetrit, duke munduar të jemi sa më të qartë dhe më empatik kur e përdorim. /Humanum/

    Lajmi Paraprak

    Në Prishtinë protestohet pasi nuk u miratua ndryshimi i Kodit Civil

    Lajmi i rradhës

    Kushtoni vëmendje se çfarë hani para gjumit, jo pse hani

    Lajme tjera

    Meritorkraci egocentrike

    Prof. Dr. Qufli Osmani Ditëve të fundit gjithandej rrjeteve sociale (faceboook e portale elektronike), po debatohet e komentohet,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë