Kushtoni vëmendje se çfarë hani para gjumit, jo pse hani

    Kur vendosni të humbni peshë, gjëja e parë që eliminoni nga rutina juaj janë vaktet e natës.

    Edhe pse shumë njerëz besojnë se ngrënia para gjumit mund të shkaktojë shtim në peshë, kjo në fakt duket të mos jetë e vërtetë.

    Në bazë të këtij qëndrimi, asnjëherë nuk duhet të shkoni në shtrat të uritur, por patjetër duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që hani.

    Nëse jeni të interesuar se çfarë i ndodh trupit kur shkoni në shtrat të ngopur, në vijim është përgjigja:

    Mund të humbni peshë

    Sasi të vogla dhe të shëndetshme të ushqimit para gjumit, mund t’ju ndihmojnë të humbni kilogramët e tepërt. Trupi ka nevojë për energji ndërsa flini, kurse darka do t’ju ndihmojë të frenoni urinë dhe të shmangni ngrënien e tepërt me ushqime të pashëndetshme.

    Studimet kanë treguar se qumështi i drithërave në mbrëmje dhe drithërat e plota mund t’ju ndihmojnë të humbni mesatarisht pak më shumë se gjysmë kilogrami.

    Do të flini më mirë

    Shkuarja në shtrat me stomakun bosh mund t’ju mbajë zgjuar gjatë natës dhe mungesa e gjumit shkakton shtim në peshë dhe sëmundje të zemrës. Në vend që të keni shumë uri, zgjidhni një meze të lehtë dhe të shëndetshme para gjumit për të bërë një gjumë të mirë.

    Sheqeri në gjak do të jetë i baraspeshuar

    Shumë njerëz nuk mund ta fillojnë ditën pa një filxhan kafe, sepse ndihen të rraskapitur për shkak të rënies së nivelit të sheqerit në gjak, pavarësisht sa orë flenë. Njerëzit me diabet mund të zgjohen në mëngjes me sheqer të lartë në gjak, edhe nëse nuk kanë ngrënë asgjë para gjumit, ndërsa njerëzit tjerë mund të kenë sheqer të ulët në gjak gjatë natës, gjë që ua prish gjumin.

    Do t’ju ndihmojë të ruani masën muskulore

    Mund të kaloni orë të tëra në palestër dhe të ngrini pesha disa herë në javë, por nëse shkoni në shtrat me stomakun bosh, në fakt mund të sabotojë të gjitha përpjekjet tuaja. Nëse ndiheni të uritur para gjumit, trupi juaj mund t’ju mbajë zgjuar mendërisht, gjë që do të ndikojë në metabolizëm dhe do ta ngadalësojë aftësinë e trupit për t’i shndërruar proteinat në muskuj.

    Lajmi Paraprak

    A është e vërtetë që kritikat të rrisin?

    Lajmi i rradhës

    Nga sot produktet bazë do shiten me 0% TVSH

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë