Dr.Lisa Feldman-Barrett
Emocionet janë supozimet më të mira të trurit mbi kuptimin e ndjenjave tona trupore, të udhëhequra nga përvoja jonë e shkuar. Truri jonë i ndërton këto supozime sa hap e mbyll sytë. Në fakt kjo gjë ndodh aq shpejt, saqë emocionet përjetohen si reagime të pakontrollueshme që ju ndodhin, kur në fakt emocionet prodhohen nga vetë ne.
Për një kohë të gjatë, shkencëtarët ishin të sigurt se emocionet shkaktohen nga disa qarqe të caktuara të trurit. Një qark për lumturinë, një tjetër për frikën, një tjetër akoma për zemërimin e kështu me radhë. Kjo strukturë shkaktonte automatikisht një model specifik të shprehjes së fytyrës, gjendjes trupore dhe veprimit fizik.
Për shembull, nëse shihni një gjarpër, do të aktivizohej “qarku i frikës” në tru. Kokërdhokët e syve do të zgjerohen, zemra do të shtojë rrahjet teksa trupi përgatitet që t’ia mbathë me vrap. Një emocion i caktuar, mendohej të ishte një reagim zinxhir i ngjarjeve të koordinuara.
Por sot shumica e provave shkencore nuk e mbështesin këtë pikëpamje. Studimet e fundit sugjerojnë se çdo shembull emocioni është një ngjarje që përfshin të gjithë trurin. Truri jonë i përdor përvojat tona të kaluara për të kombinuar informacionin nga trupi, si një rrahje zemre, me informacionet nga bota, si për shembull faktin që jemi duke pritur në zyrën e mjekut për rezultatet e një testi, për të ndërtuar një emocion, siç është ankthi.
Në një situatë të ndryshme, si për shembull shikimi i të dashurit/ës tuaj që hyn në dhomë, truri mund të krijojë një shembull të eksitimit apo epshit nga e njëjta zemër që rreh fort. Ose nëse jeni duke u stërvitur, truri juaj mund ta transformojë atë rrahje të shpejtë të zemrës në një shembull të lodhjes.
Kuptimi që merr truri juaj e ndihmon atë të planifikojë veprimin e ardhshëm të trupit tuaj për t’ju mbajtur shëndoshë e mirë. Edhe me këtë dëshmi në rritje, shkenca e emocioneve është plot konfuzion. Disa shkencëtarë studiojnë ende qarqet e trurit për veprimet si ngrirja në vend, dhe pohojnë se ata po studiojnë qarqe të caktuara, për të parë se si ndikojnë ato tek emocione.
Qindra studime arrijnë në përfundimin se njerëzit në të gjithë botën shprehin emocione me të njëjtat lëvizje të fytyrës, edhe pse shumica e këtyre studimeve përdorin një metodë eksperimentale të brishtë e cila nuk arrin të përsëritet kur ndryshojnë kushtet.
Kompanitë pretendojnë se kanë algoritme që i zbulojnë emocionet nga buzëqeshjet dhe talljet. Por ata po zbulojnë lëvizjet e muskujve, dhe jo kuptimin emocional të atyre lëvizjeve në kontekstin e tyre. Për shembull të dhënat tregojnë, se njerëzit që jetojnë në kultura urbane, shfaqin fytyra të zemëruara në më pak se 30 për qind të kohës, ndaj në70 për qind të kohës së mbetur ata bëjnë diçka tjetër me fytyrat e tyre të zemëruara.
Dëshmitë mbi shprehjet universale të emocioneve janë edhe më të dobëta në shoqëritë e vogla, të largëta. Prandaj, ngacmimi nuk është shprehje universale e zemërimit, është vetëm një shprehje mes shumë të tjerave. / “Sciencefocus” – Bota.al/