Fëmijët me tendenca psikopatike

    Djemtë me tendenca psikopatike bëjnë më pak përpjekje për të qeshur me fëmijët tjerë, ka zbuluar një studim.

    Hulumtimi, i publikuar në revistën ‘Current Biology’, ka zbuluar se djemtë të cilët rrezikojnë të bëhen psikopatë kur të rriten nuk mendojnë se “qeshja është diçka ngjitëse” – në kuptim që kur të gjithë fëmijët tjerë qeshin, ata mund të mos qeshin.

    Skanimet e trurit gjithashtu kanë treguar se ata kanë reagim më të ulët edhe ndaj qeshjes së njerëzve tjerë, transmeton Telegrafi.

    Të qenit jo emocional dhe të pasurit mungesë mëshire, janë karakteristika të cilat ndërlidhen me zhvillimin e psikopatisë në vitet më të vonshme të jetës.

    Fëmijët të cilët nuk qeshnin kur të gjithë qeshnin gjithashtu kishin pasur aktivitet më të zvogëluar në zonat e trurit ku janë të ndërlidhura me bashkëpunimin me njerëzit tjerë. 

    Lajmi Paraprak

    JETA NË MEKË!

    Lajmi i rradhës

    Kisha Maqedonase kundër ligjeve për ndryshimin e gjinisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë