Mjetet e komunikimit dhe opinioni publik

    Progresi i jashtëzakonshëm teknologjik i përjetuar përgjatë shekullit XX ka shëndërruar shumë mjete të komunikimit masiv në një aktor vendimtar në kontrollin e qeverive dhe të opinionit qytetarë. Rëndësia shumë e madhe që ajo ka, ka bërë që ajo të konsiderohet si “pushteti i katërt”.

    PUSHTETI I KATËRT

    Rritja e vrullshme e shtypit si mënyrë masive e komunikimi ndodhi në shekullin XIX, duke rastisur me zhvillimin e shtetit liberal. Aktorët politik e dalluan menjëherë rëndësinë e madhe që kishte shtypi i shkruar për propagandën e partive të tyre dhe lëvizjeve shoqërore, për ndikim që ushtronte mbi masat dhe gjithashtu si shprehje e opinionit publik. Në këtë kuptim shtypi u bë një faktorë i ri kontrolli mbi veprimtarinë e qeverisë. Në shtetet demokratike konsiderohet si pushteti i katërt, pas atij legjistlativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

    EFEKTET E KOMUNIKIMIT NË POLITIKË

    Ndikimi i mjeteve të komunikimit masiv (shtypi, radio, televizioni, interneti) kan aq shumë rëndësi sa disa sociologë mendojnë që hapësira publike është zëvendësuar me atë mediatike. Kështu media kushtëzon veprimtarin e politikanëve, të cilët i paraqet si “të mirë” ose si “të këqij” si dhe përmbajtjen e mesazheve të tyretë cilat tani janë bërë më të thjeshta dhe skematike. Në këtë mënyrë qytetari ka një perceptim të drejtëpërdrejtë, emocional siç e tregojnë debatet e provokuara artificialisht apo emisionet radiofonike.

    FUNKSIONI I MEDIAS DHE OPINIONI PUBLIK

    Mjetet e komunikimit të masës janë instrumente për shpërndarjen e mesazheve politike ashtu si shprehje formimi dhe orientimi i opinionit publik. Në këtë kuadër media mund të veprojë si transmetues i mesazhit të dërguar nga qeveritarët, drejtuesit, partitë dhe qytetarët; si zëdhënës aktorëve të caktuar politikë, të opozitës, të partive të organizimeve shoqërore ose fetare apo duke zhvilluar një strategji të tyren në përputhje me pikëpamjen e tyre politike apo strategjinë e tyre tregtare në treg.

    TEKNOLOGJITË E REJA

    Që nga dekada e fundit e shekullit XX zhvillimi i jashtëzakonshëm i teknologjive të informacionit dhe komunikimit ka pasur një ndikim thelbësorë në komunikimin politik. Rezultati më i arritshëm është ai i përhapjes së internetit me krijimin e një rrjeti univerzal virtual (ëorld ëide ëeb) dhe të telefonisë së lëvizshme (celulare). Institucionet publike, partitë politike, organizimet shoqërore dhe mjetete e komunikimit kanë faqen e tyre në internet, poashtu edhe qytetarët kanë postën e tyre elektronike, bloge, sms etj., të cilët përbëjnë autostopistët e informacionit.

    Tekstin e përpiloi: Antonio Tello

    Lajmi Paraprak

    Lidhja midis dhunës në media dhe dhunës reale

    Lajmi i rradhës

    Shkenca dhe pseudoshkenca

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë