Lidhja midis dhunës në media dhe dhunës reale

    Këto histori bashkëkohore norvegjeze mund ta bëjnë secilin prej nesh të hyjnë me vrull në dhomës e fëmijës, të fikë dritat dhe të heq kabllon e internetit. Nuk është çudi që  një gazetë si VG ti nxjerrë këto ngjarje në faqe të parë. Patjetër që është e rëndësishme që të raportohet mbi vrasjet, por ama titujt u zmadhuan akoma më tepër sepse tani po flitej për ndikimin e mundshëm që kishin patu mbi këtë ngjarje tragjike lojrat kompjuterike. Kjo nuk u pa me këtë sy vetëm nga shtypi tabloid.

    Shkenca dhe teknologjia në NRK deklaroi në pranverën e 2010-ës se “Dhuna në lojrat kompjuterike i bën njerëzit agresiv- analiza e kryer me 130, 000 fëmijë dhe të rrinj vërteton atë çka dyshohej nga shumica”. Edhe revista ”Prindër dhe Fëmijë” nuk mbetet prapa: ” Tashmë është vërtetuar që lojërat kompjuterike me dhunë i bëjnë fëmijët agresiv- ne ju rekomandojmë lojërat e padëmshme”. Sikur të kishte qenë kaq e thjeshtë. Edhe pse këto tituj duken shumë definitivë, vetëm pak muaj më pas, katër nga ekspertët më në zë të Norvegjisë ngritën pyetjen nëse ekziston një lidhje midis dhunës në media dhe dhunës së vërtetë. Në një raport të gjatë mbi këtë çështje, ato arritën në përfundimin se, nëqoftëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë rastet të tilla do të ishin aq sporadike sa nuk do të ishte nevoja për ndërhyrjen e qeverisë, e cila do të bënte mirë ti përdorte resurset për gjëra të tjera.

    Por prapë tituj të tillë shfaqen herë pas here nëpër gazeta. Kjo vjen si prej shkencëtarve (kryesisht amerikan) që vëretë mendojnë se kanë material që provon këtë, si edhe prej instancave të tjera të cilat nxjerrin fitim prej një shpjegimi të tillë. Pra ka shumë që kanë interes të thonë se lojrat me dhunë janë shkaku i dhunës në realitet. Valgerd Svarstad Haugland që atë kohë ishte ministre e Fëmijëve dhe Familjes, arriti të mblidhte disa vota më shumë nga zgjedhësit e sajë konservatorëmë besnik kur dënoi ashpër nëpër media lojën e shumëpërfolur 18-vjeçare Grand Theft Auto. Gjithashtu edhe shtypi fitoi disa lexues të tjerë duke bërë të ditur lidhjen kaq tronditëse midis kulturës/argëtimit/fitimit dhe dhunës/tragjedisë. Vini re se ai që vuri theksin mbi lojrat si një shkak i mundshëm, ishte avokati i çështjes në Skaun. Patjetër se kjo ndodhë sepse i pandehuri mund të lehtësoj dënimin nëse është në gjendje të tregojë se shkaku fillestar i krimit nuk ishte tek vetë ai. Mirëpo sa mundë të besohet tek një ndikim i tillë? A nuk mund të jetë e vërtetë dhe që kriminelët mundohen tua hedhin fajin lojërave në mënyrë që të mund të qetësojë ndërgjegjien e tyre pas tragjedisë?

    Avokati në Skaun nuk arriti ta bindë gjykatën që ndikimi i lojrave të dhunshmetë ishte arsye e drejtë për uljen e dënimit. Lidhja midis dhunës në media dhe dhunës në realitet num është bërë akoma e qartë. Një pjesë shumë e madhe e prindërve norvegjezë mendojnëgjithashtu se lojërat e dhunshme nuk dëmtojnë në mënyrë direkte dhe nuk mund të jenë shkaktare të mizorive që mund të bëjnë fëmijët. Të paktën një pjesë e madhe e tyre duket se janë tmerrësisht të qetë përderisa i lënë fëmijët, veçenarisht djemtë, të luajnë lojra që mund të jenë shumë groteske, edhe pse vetëm pjesërisht. Vetëm tre përqind e prindërve i shikojnë lojërat kompjuterike si rrezikun më të madh të internetit. 47 përqind e djemve të moshës 9-12 vjeç kan luajtur loja të cilat nuk lejohen për moshat nën 18 vjeç. Në grupin e 13-16 vjeçare, katër në pesë vetë kanë bërë të njejtën gjë. Ndërsa vajzat tregojnë më pak interes.

    Do tju këshilloja që të luanit vetë një lojë të tillë, nëse se keni bërë më parë. Sikur vetëm për ta ditur se çfarë gjëje po i hapni rrugën. Nëse ti vetë nuk ke kohë apo energji për të luajtur, atëherë hidhi një sy treilerve tek gametrailers.com. Përshtypja që lënë ato është zakonisht e drejtë. Këto gjëra janë me të vërtetë aq groteske sa kufiri i moshës prej 18 vjetësh është i justifikuar. Një nga gjërat më normale në këto lojra, është që tu vërsulesh mostrave apo njerëzve me një sharrë që i bën të brendshmet e trupit të dalin jashtë. Aty ka një lulëzim të formave të ndryshme të vrasjeve ku ti në më të shumtën e rasteve ke rolin e vrasësit. Në fakt vetë koncepti i vrasjes është prezent në pjesën dërrmuese të këtyre mediave. Një analizë e kryer nga shkencëtarët amerikanë që kritikojnë lojërat me dhunë, thotë se dhuna në një formë apo tjetër është e pranishme në 89 përqind të lojrave, edhe pse format për të cilat flasim janë shumë më të buta se ato të lojrave me kufi moshe. Mdje sipas një klasifikimi të tillë, edhe një lojë aq e pafajshme sa Super Mario ka doza të mëdha dhune. Sidoqoftë unë kurrë  kam ushtruar dhunë mbi dikë dhe as nuk kam reaguar ndonjëherë me agresivitet, edhe pse kam kaluar orë të tëra me lojrat për moshat mbi 18 vjeç. Atëherë nuk qenka dhe aq e rrezikshme? Po kështu arsyetojnë edhe shumë prej prindërve. Është e lehtë ta hedhësh tutje supozimin e lidhjes ndërmjet agresivitetit dhe lojrave groteske, si një panik të shtypit. ka shumë që mendojnë se gjenerata e prindërve të cilët nuk i njohin zakonet mediatike të fëmijëve të tyre, patjetër që do të distancohen nga kjo fushë. E bjejta gjë ndodhi edhe me revistat vizatimore kur ishim ne të vegjël. Prokurori i Charles Manson raportoi se kënga e Beatles Helter Skelter kishte qenë bazë e shtatë vrasjeve të kryera për të cilat u dënua Manson.

    Romani modern më i vjetër që njohim, “Don Kishoti” i Servantesit tregon se si heroi ynë marroset krejtë pas leximit të diçkaje kaq “të dyshimtë” sa ç’ishin romanet e letërsisë kalorsiake. Në fund ai nuk është më në gjendje të ndajë përallën nga realiteti. Pra dyshohet se ata që e kanë tejkaluar orën me lojra të dhunshme do të kenë pasoja të ngjajshme.

    Mirëpo është pothuajse e pamundur të zbulohen shkaqet e sjelljeve të njeriut. Veprimet mund të ndodhin edhe prej shtysave të rastësishme. Në tru nuk mbetet asnjë gjurmë nga shaku i shtysës. Nuk ka asnjë logjikë. Ne ndodhemi në një territor të mjegulluar dhe e kemi kështu të vështirë të themi për çdo fëmijë se si do të ndikohet nga përshtypjet e dhunës. Por sidoqoftë ne prindërve na duhet të marrim një vendim. Sepse para nesh qëndron 12-vjeçari që nuk dëshiron gjë tjetër veç se të luajë vrasësin me pagesë në një Grand Theft Auto IV. Apo të luajë në Call of Duty – Modern Ëarfare 2, ku të jepet rasti të bëhesh infiltrator mes terroristëve rusë që kosisnin qindra të pafajshëm në aeroportin e Moskës duke përdorur armë automatike. Loja nuk ka vetëm kufi moshe. Ajo është kaq gjakatare dhe e ftohtë sa edhe vetë prodhuesit i këshillojnë edhe të rriturit që ta kapërcejnë këtë fazë të lojës. Si do ia bëje ti?

    Në mënyrë që të gjejmë një përgjigje të cilën mund ta marrim si rregull, atëherë na duhet që ti shikojmë pa paragjykime rezultatet e studimeve. nuk duhet ta kemi mbledhur mendjen që më parë duke besuar tek ekzistenca e një efekti ngjitës, por as nuk duhet ta refuzojmë totalisht.

    PER KRISTIAN BJORKING; FËMIJËT E INTERNETIT

    Lajmi Paraprak

    Nuk banohet në një vend ku të nënçmojnë

    Lajmi i rradhës

    Mjetet e komunikimit dhe opinioni publik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë