Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur

    Sëmundjet e mëlçisë mund të jenë shumë të rrezikshme dhe të avancojë së tepërmi nëse nuk i kapni në kohë sinjalet që jep trupi.

    Mjekët këshillojnë që të informoheni rreth shenjave dhe të veproni në kohë në rast se hasni disa prej tyre.

    Të qenit mbipeshë dhe diabetik

    Pesha e tepërt dhe diabeti janë të lidhura ngushtë me sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur.

    Sipas mjekëve këto janë dy faktorë rreziku që po përhapen gjithnjë e më tepër.

    Aktualisht i vetmi trajtim efektiv është reduktimi i peshës.

    Lodhje dhe dobësi

    Një nga simptomat më të zakonshme që shihet midis individëve me këtë sëmundje është lodhja.

    Në disa pacientë, lodhja fillon disa vite pas marrjes diagnozës dhe për të tjerë kjo ishte arsyeja kryesore e vizitës tek mjeku.

    Verdhëza

    Verdhëza është një simptomë e zakonshme e sëmundjes së mëlçisë dhe nuk duhet të injorohet kurrë.

    Tek njerëzit me sëmundje të mëlçisë, këto simptoma mund të përfshijnë të përziera, të vjella, dhimbje barku dhe enët e vogla të gjakut që janë të dukshme në lëkurë ngjasojnë në formë me merimangën.

    Dhimbje barku

    Dhimbja e barkut mund të jetë për shkak të ascitit, një shenjë e dëmtimit të mëlçisë.

    Asciti është grumbullimi i lëngjeve në zgavrën e barkut që shkaktohet nga rrjedhjet e lëngjeve nga sipërfaqja e mëlçisë dhe zorrëve.

    Kur asciti ndodh për shkak të sëmundjes së mëlçisë zakonisht shoqërohet me karakteristika të tjera të sëmundjes së mëlçisë, si hipertensioni portal dhe dhimbja e barkut.

    Humbje peshe

    Humbja e pashpjegueshme e peshës mund të jetë shenjë e sëmundjes së mëlçisë.

    Për shkak se mëlçia luan një rol kyç në sistemin e tretjes, ceroza dhe kanceri në mëlçi mund t’ju bëjnë të humbisni oreksin dhe të bini menjëherë nga pesha. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Festivali TIFF ODA në Tetovë do të hapet me filmin shqiptar “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit (Video)

    Lajmi i rradhës

    20 minuta ecje në natyrë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë