Festivali TIFF ODA në Tetovë do të hapet me filmin shqiptar “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit (Video)

    Fotografia: Ibrahim Mahmuti

    Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Tiff Oda” në Tetovë, do të organizojë edicionin e 11-të të festivalit. Ceremonia e festivalit fillon në ora 19:30, ndërsa premiera e filmit do të jepet në ora 20:00. Festivali do të zgjatë 6 ditë (26-31 gusht). Të gjithë filmat e metrazhit të gjatë do të mund të ndiqen në Qendrën për kulturë në Tetovë. Filmat vijnë nga rajoni i Ballkanit dhe ai ndërkombëtar. Do të shfaqen gjithsej pesë premiera të filmave ndërkombëtar dhe atij vendor. Hyrja do të jetë pa pagesë, shkruan Nistori.

    Kryetari i festivalit “TIFF ODA”, Berat Aasni, para mediumeve shpalosi programën dhe mënyrën se si do të funksionojë festivali këtë vit dhe shtoi se me përzgjedhjen e filmave, janë munduar t’i përshtaten çdo komuniteti etnik, grup moshe apo kategorie tjetër të njerëzve.

    Nga gjithsejt 3185 filma të aplikuar nga 110 vende të botës, këtë vit në TIFFODA do të shfaqen 51 filma, ndërsa 46 prej tyre do të garojnë për çmimet kryesore në pesë kategori; CINE BALKAN PANORAMA, SHORT FICTION, SHORT DOCUMENATRY, SHORT ANIMATION dhe
    SHORT STUDENT.

    Në kategoritë CINE EUROPEAN PANORAMA dhe CINE BALKAN PANORAMA filmdashësit do të kenë mundësi të shijojnë disa premiera si dhe një perzgjedhje shumë të pasur të filmave triumfues në festivalet më të mëdha botërore si Oscar, Kan, Berlin, Venecia e shumë të tjerë.

    Vlerësimin e filmave pjesëmarrës në këtë edicion të Festivalit Ndërkombetarë të Filmit në Tetovë “TIFF ODA 2022” në garën ballkanike do ta bëjnë emra të njohur të botës së filmit si Arben Baraktaraj (aktor), Vladimir Bllazhevski (regjisor) dhe Blerta Basholli (regjisore).

    Ndërsa juria në kategoritë e filmave të shkurtër këtë vit perbehet nga regjisorët Ujkan Hysaj, Gjorçe Stavreski dhe Agim Abdula.

    Në vazhdim ju prezantojmë filmat pjesemarrës në “TIFF ODA 2022” sipas kategorive:
    Cine Balkan Panorama:
    Vera andrron detin – Kaltrina Krasniqi – Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqiperi – 87
    Në kërkim të Venerës – Norika Sefa – Kosovë, Maqedoni e Veriut – 111’
    I fshehur – Arsim Fazlija – Maqedoni e Veriut – 103′
    Motrat – Dina Duma – Maqedoni e Veriut, Kosove, Mali i Zi – 90’
    Pema e heshtur – Faysal Soysal – Turqi – 118’
    Internimi – Kast Hasa – Shqiperi – 95’
    Cine European Panorama – Special Screening
    DRIVE MY CAR – Ryûsuke Hamaguchi – Japoni – 179’
    Alcarràs – Carla Simón – Spanjë, Itali – 120’

    Full Time – Eric Gravel – Francë – 88’
    Luaneshat e kodrës – Luàna Bajrami – Francë, Kosovë, SHBA – 83’
    THE PRINCE’S VOYAGE – Jean-François Laguionie, Xavier Picard – Francë,
    Luksemburg – 77’
    Win Panorama
    Short Fiction
    Ài – Eros Gioetto – Italy – 15’
    Princess of Jerusalem – Nicolas Paban, Guillaume Levil – France – 26’
    Good Night, Lily – Peter Vulchev – Bulgaria – 24’
    Teacher’s Day – Oleksii Pasichnyk – Ukraine – 18’
    Muse – Camilla Demichelis Richaud – Mexico – 11’
    The Stone – Bartosz Kozera – Poland – 25’
    To Vancouver – Artemis Anastasiadou – Greece – 24’
    Datsun – Mark Albiston – New Zealand – 15’
    In The Soil – Casper Rudolf Emil Kjeldsen – Denmark – 14’
    The Day My Father Died – Emre Sefer – Turkey – 17’
    North Pole – Marija Apcevska – North Macedonia – 15’
    A Child – Bekim Guri – Kosovo – 14’
    Happy New Year 1982 – Sokol Keraj – Albania – 20’
    Sharing – Granit Dragaj – Kosovo – 16’
    Ka Me Kalu – Flonja Kodheli – Belgium – 28’
    Red Day – Besim Ugzmajli – Kosovo – 15’
    The Black Pelicans – Luli Bitri – Albania – 19’
    The table of grave – Mirak Zymberaj – Kosovo – 15’
    Break Free – Ajdin Islami – North Macedonia – 17’
    Cadillac and Blackberries – Suela Bako – Albania – 15’

    Short Documentary
    The Olympian – Jan Bujnowski – Poland – 12’
    You Can’t Automate Me – Katarina Jazbec – Netherlands – 20’

    SPARKS of LIGHT – Burim Haliti – Kosovo- 15’
    Everestman – Binod Adhikari – Nepal – 28’
    Collectors – Mia Martinović – Croatia – 10’

    Short Animation
    Shpija – Flaka Kokolli – Kosovo – 7’
    Saint Android – Lukas von Berg – Germany – 6’
    By The Sea – Joseph Li – Hong Kong – 8’
    Tea Dragons – Jordan Fleming – US – 3’
    Yallah! – Nayla Nassar – Fance – 7’

    Student films
    TRUMPET – Kevin Haefelin – Switzerland – Columbia University – 17’
    The Accident – Bohdan Herkaliuk – Hungary – Eötvös Loránd University – 14’
    Burnout – Nemanja Mladenovic – Serbia – Academy of Arts Belgrade – 27’
    Liesse – Elliot Eugenie – France – Le Fresnoy – 10’
    The Wait – Victor Nauwynck – UK – The London Film School – 16’
    Magdalena – Michael Lazovsky – US – American Film Institute – 24’
    Vyraj – Agnieszka Nowosielska – Poland – Krzysztof Kieslowski Film School – 20’
    Green Desert – Carolina Schmidt – Austria – University of Applied Sciences,
    Salzburg – 11’
    Cradle – Filip Jembrih – Slovenia – Academy of Theater, Radio, Film and Television
    Ljubljana – 14’
    The Boy who walked barefoot – Gracjana Piechula – Poland – Krzysztof Kieślowski
    Film School – 12’

    Programi është shumë i begatshëm me përzgjedhje të filmave botëror të cilët kanë marrë pjesë në festivalet më prestigjoze, si: Oscar, Kan, Berlin, Venecia, etj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë harruar plotësisht nga BE

    Lajmi i rradhës

    Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur

    Lajme tjera

    FRYMËMARRJA

    Poezi nga: Denise Levertov Durimi plotë.Pemët qëndrojnëgjunjazi nëmjegull. Mjegullavërshon ngadalëkodrinës përpjetë.Rrjetate bardha të merimangave, bariqë përvaret aty ku…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë