Shenjat kur trurit i mungon oksigjeni

    Një nga ironitë më të mëdha në këtë botë është se ndonëse oksigjeni është një elementët më të bollshëm të kësaj toke, miliona njerëz vuajnë nga mungesa e ajrit.

    Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar oksigjeni.

    Oksigjeni ushqen qelizat, indet dhe organet.

    Kur nivelet e oksigjenit në gjak bien atëherë trupi përballet me një sëmundje që njihet si hipoksemia.

    Kjo sëmundje mund të jetë akute por edhe kronike nëse përsëritet shpesh dhe nxit sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

    Hipoksemia tregon kur niveli i oksigjenit në enët e gjakut është më pak se 80 mm Hg.

    Nëse enët e gjakut kanë më pak oksigjen atëherë ato nuk funksionojnë siç duhet dhe rëndohet zemra, truri dhe energjia trupore.

    Nëse kjo sëmundje nuk trajtohet atëherë mund të jetë e rrezikshme, duke çuar në kolapsin e zemrës dhe të trurit.

    Sëmundje të tilla shpesh trajtohen me terapi shtesë oksigjeni.

    Problemi është që njerëzit janë të paaftë ose të pavëmendshëm për të dalluar që vuajnë nga mungesa e oksigjenit, duke i çelur rrugën kështu problemeve më të rënda me frymëmarrjen.

    Simptomat e niveleve të ulëta të oksigjenit në gjak

    Hipoksemia është një sëmundje që kapërcen faza dhe intensitete të ndryshme.

    Problemi i menjëhershëm është frymëmarrja.

    Ritmi normal i frymëmarrjes është 12-16 frymë në minutë.

    Në mungesën e oksigjenit, njeriu përpiqet të marrë 24 frymë në një minutë që do të thotë se organizmi është i uritur për ajër.

    Për më tepër, në këto raste, çdo frymëmarrje është e pamjaftueshme.Nga ana tjetër lëvizja e duarve dhe e gjymtyrëve ngadalësohet dhe njeriu humbet orientimin.

    Kjo sëmundje shoqërohet me simptomat e mëposhtme:

    Konfuzion

    Eufori

    Nervozizëm

    Dhimbje koke

    Marrje fryme

    Frymëmarrje e shpejtuar

    Marramendje

    Rrahje të shpejta zemre

    Çorientim

    Tension të lartë gjaku

    Probleme me shikimin

    Skuqje të buzëve, veshëve ose thonjve

    Rritje të numrit të rruazave të kuqe të gjakut

    Çfarë të bësh nëse nivelet e oksigjenit në gjak janë të ulëta.

    Përveç shëtitjeve në ajër të pastër, ekzistojnë pajisje specifike që masin nivelin e oksigjenit në gjak.

    Niveli normal duhet të jetë mes 95% dhe100%. Nëse ky nivel bie nën 95% atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

    Terapitë e oksigjenit janë ato që zakonisht rekomandohen jo vetëm për hipokseminë por edhe për sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Rastet shëndetësore kur frutat e thata ju dëmtojnë organizmin

    Lajmi i rradhës

    Vendimi i Serbisë për targat, për dikë në veri “tradhti” për të tjerë “i mirë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë