Si duhet të ushqehet një person anemik, këshilla e nutricionistëve

    Anemia po bëhet gjithnjë e më e zakonshme dhe njerëzit shpesh nuk janë as të vetëdijshëm se janë anemikë, derisa t’u bëhet pasqyra e hollësishme e gjakut

    Kur diagnostikohen me anemi, njerëzit në përgjithësi nuk dinë se çfarë të hanë dhe si duhet të duket vakti i tyre.

    Çfarë duhet të hamë që do të parandalonte absorbimin e hekurit?

    Kafeja di të parandalojë absorbimin e hekurit, sidomos nëse e pimë pas drekës dhe sidomos nëse kombinohet me qumësht.

    Një zakon tjetër është – të hani në këmbë. Kjo çon në sekretim të pamjaftueshëm të pështymës dhe acidit të stomakut, të cilat janë thelbësore për ndarjen e hekurit nga ushqimi dhe ruajtjen e vitaminës B12. Është pështyma që ruan vitaminat B12.

    Në cilët parametra të anemisë ndikon burimi i hekurit në ushqimet me origjinë shtazore?

    Ushqimet me origjinë shtazore do të ndikojnë në të gjithë parametrat e anemisë. Kafshët kanë gjak dhe prej andej ua marrim gjakun dhe e absorbojmë. Ushqimet si mishi i viçit ose mëlçia që kanë si vitaminë B ashtu edhe hekur, por e vetmja gjë që u mungon është vitamina C. Kështu që do të ishte ideale të hani biftek dhe të pini limonadë.

    A ndihmojnë farat e hithrës dhe panxharit?

    Zakonisht rekomandohet të merrni mjaltë dhe fara hithre ose të bëni çaj hithre me mjaltë dhe pak limon. Vitamina C është atje për të parandaluar ndryshkjen ose oksidimin e hekurit.

    Që efektet e përthithjes të jenë sa më të mira, çfarë nuk duhet të hamë me njëri-tjetrin?

    Problemi është nëse spinaqit i shtoni qumësht të thartë ose kos. Atje nuk ka përthithje, ndërsa spinaqi i gatuar në qumësht ka më pak oksalate dhe kështu parandalon formimin e gurëve në veshka.

    Sa hekur kanë kajsitë e thata dhe rrushin e thatë?

    Ato kanë shumë hekur dhe mjafton një grusht rrush i thatë në ditë që ne t’i sigurojmë vetes një dozë të mirë hekuri për ditën.

    Lajmi Paraprak

    Gjermani-Kinë, partneritet nën stres

    Lajmi i rradhës

    Opozita shqiptare nuk mbështet ndryshimet kushtetuese nëse nuk zgjidhet çështja e 20%-shit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë