Si ta përdorni për veshkat, mëlçinë dhe tretjen lëngun e lakrës së kuqe

    Lëngu i lakrës së kuqe është i jashtëzakonshëm për organizmin. Ai është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë të cilët forcojnë imunitetin, luftojnë sëmundjet dhe mbrojnë organet prej tyre. Sipas të dhënave lakra e kuqe është një nga burimet më të mrekullueshme të vitaminës C, që ndikon pozitivisht për shumë funksione në organizëm.

    Një gjysëm gote uji me lëngun e lakrës së kuqe përmban 150 miligramë vitaminë C, që është edhe 100% e nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë. Në të njëjtën sasi mund të merrni 650 miligramë kalium që përbën 14% të dozës së rekomanduar ditore dhe 102 mikrogramë të vitaminës K, që përbën 85% të nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë. Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë.

    Kjo vitaminë e mban lëkurën të shëndetshme, forcon imunitetin dhe mbron shikimin. Për më tepër, lakra e kuqe ka dyfishin e hekurit që ofron lakra e bardhë. Në këtë artikull do të mësoni tre receta të rëndësishme të lëngjeve me bazë të lakrës së kuqe, të cilat ju ndihmojnë për mbrojtjen e veshkave, pastrimin e mëlçisë dhe sistemin tretës.

    Për pastrimin e mëlçisë

    Për të marrë një dozë të lartë antioksidantësh kundër radikaleve të lira dhe pastrimin e mëlçisë, AgroWeb.org rekomandon recetën e mëposhtme:

    Përbërësit:

    Gjysma e një lakre të kuqe të përmasave mesatare
    Një panxhar mesatar
    Kokrrat e një shege
    Një copë e vogël xhenxhefili e qëruar. Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe pijeni lëngun menjëherë.

    Për shëndetin e veshkave
    Përbërësit:


    1 tufë me kopër
    Gjysëm molle jeshile,
    3 gota uji me lakër të kuqe të grirë. Hidhini të gjithë përbërësit në shtrydhëse dhe pijeni rregullisht.

    Lëngu i lakrës së kuqe për tretjen
    Lakra e kuqe rekomandohet edhe për përmirësimin e tretjes. Për të marrë përfitimet e saj ndiqni recetën e mëposhtme:

    Përbërësit:

    2 gota uji me lakër të kuqe të grirë
    3 kërcenj selinoje
    Gjysma e një limoni me gjithë lëkurë
    Gjysma e një molle jeshile
    Lajini të gjithë përbërësit dhe kalojini në shtrydhësen e frutave. Lëngun pijeni menjëherë. Ky lëng eliminon gazrat e tepërt në stomak dhe vë në lëvizje të gjithë sistemin tretës. Nga secili prej lëngjeve mund të pini një gotë në ditë për rreth 2 javë e ta përsërisni sa herë të jetë e nevojshme. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Serbia do të vazhdojë të mos i pranojë përgjegjësitë për luftëra e për krime lufte

    Lajmi i rradhës

    Rasti për pasaportat e rrejshme, Buki dënohet me tre vjet burg

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë