Si të largoni sheqerin e tepërt nga trupi

    Me diabetin si një kërcënim të vazhdueshëm për shëndetin nevoja për të qënë të kujdesshëm është gjithnjë e rëndësishme.

    Sheqeri njihet si një nga armiqtë kryesorë të sëmundjes së diabetit dhe shumë problemeve të tjera shëndetësore.

    Ndaj edhe evitimi sa më i shumtë i tij do të sillte vlera shumë të mira për trupin.

    Më poshtë gjeni të shpjeguara hap pas hapi metodat më natyrale se si t’a kryeni këtë proçes.

    Hidratohuni

    Mundohuni t’a mbani trupin të hidratuar në  mënyrë që të arrini të nxirrni të gjithë toksinat.

    Sa më shumë ujë aq më shumë shëndet për trupin, kështu që sigurohuni në konsumoni 6-8 gota ujë në ditë.

    Proteinat

    Proteinat dhe yndyrnat e mira janë miqtë tuaj më të mirë.

    Kjo pasi ngrënia e sasive shumë të mëdha  të sheqerit mund të shtojë edhe ndjesinë e të urisë së tepërt.

    Për të shpëtuar nga ky cikël përveç eleminimit të sheqerit mundohuni të konsumoni shumë ushqime me proteina.

    Ushqime si arrat, farat, mishi apo vezët do t’ju ndihmojnë të tresni më mirë dhe të largoni sheqerin nga gjaku.

    Fruta

    Kujdesuni të konsumoni shumë fruta dhe perime.

    Në këtë mënyrë antioksidantët dhe nutrientët e tyre do t’ju ndihmojnë të mbani trupin të shëndetëshëm.

    Fibrat

    Konsumimi i ushqimeve të pasura me fibër ju ndihmon të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak.

    Gjithashtu është një mënyrë e mirë për t’a parandaluar konsumimin e tepërt të sheqerit.

    Mundohuni të pini ujë që herët në mëngjes dhe të konsumoni shumë ushqime jeshile apo fruta shumëngjyrëshe.

    Kjo mënyrë jo vetëm që do t’ju shpëtoja nga toksinat e sheqerit, por do të mbajë trupin tuaj në formë.

    Hiqni dorë nga karbohidratet e këqija siç janë brumrat apo ushqimet e konservuara dhe konsumoni shumë mish pule. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut i bashkohet vendimeve të Këshillit të BE-së për Ukrainën

    Lajmi i rradhës

    Vitaminat më të mira kundër plakjes së lëkurës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë