ROLI I PROTEZAVE TE DHËMBËT

    Pas drejtimit të dhëmbëve me aparate ortodontike, për fat të keq, ato nuk qëndrojnë përjetësisht në atë pozicion, por kërkojnë dhe një sforco të fundit nga ana jote. Në këtë intervistë Nistori i sqaron me Dr. Spec. Arif Arifi – ortodont të gjitha dilemat e maskerinave transparente, si metodë inovative, sfidat e pacientëve, mirëmbajtja e alajnerëve (maskerinave transparente) dhe përparësitë e kësaj metode.

    Përgatiti: Sumeja Hamzi

    Dr. Spec. Arif Arifi – ortodont
    Sanodent – Dental Clinic | Ortholine.mk
    Tel: 070960787 / 078806800
    [email protected]
    [email protected]

    NISTORI: Çfarë janë alajnerët, më saktë çfarë duhet të dijmë për maskerinat transparente?

    Arif Arifi: Alajnerët apo maskerinat transparente janë një metodë inovative dhe shumë e popullarizuar kohëve të fundit për drejtimin e dhëmbëve. Shërbejnë si alternativë ndaj protezave fikse tradicionale dhe ofrojnë trajtim ortodontik për të gjitha grupmoshat. Maskerinat përbëhen nga plastikë poliuretane që kanë kaluar disa faza për të qenë biokompatibile dhe të jenë të pranuara nga FDA.

    NISTORI: Cilët janë përparësitë e maskerinave (alajnerëve)?

    Arif Arifi: Përparësitë kryesore qëndrojnë në faktin se ofrojnë trajtim ortodontik estetik për shkak se janë transparente, kohëzgjatja e trajtimit është më e shkurtër në krahasim me protezat fikse tradicionale. Mirëmbajtja e higjienës orale është më e lehtë, sepse maskerinat nxirren dhe pastrimi me brushe apo floss është si në përditshmëri. Me pak vizita tek ortodonti gjatë terapisë.

    NISTORI: Cilët janë fazat e krijimit të maskerinave dhe kompletimit të një rasti? Cila është faza më e rëndesishme?

    Arif Arifi: Fillimisht duhet të merret një sken apo modeli i dhëmbeve të pacientit. Pastaj me anë të programeve të posaçme bëhet simulimi apo lëvizja e dhëmbëve deri në pozitën e dëshiruar, me çka nga kjo fazë kuptojmë saktë se sa sekuenca të lëvizjeve janë të nevojshme për trajtimin dhe sa do të jetë kohëzgjatja e atij trajtimi. Pastaj bëhet fabrikimi i maskerinave ku për çdo sekuencë në veçanti krijohet një maskerinë. Në fund bëhet dorëzimi i maskerinave deri te pacienti dhe varësisht nga vetë rasti dhe vendosja e ateçmeneve. Faza më e rëndesishme është krijimi i simulacionit, kjo për shkak se nga kjo fazë varet gjithçka më tej se si do të vijojë terapia, në drejtimin e duhur apo jo.

    NISTORI: Sa kohë do të duhet të mbahen maskerinat për një trajtim të plotë? Sa është koha optimale?

    Arif Arifi: Gjithçka varet nga vetë rasti se sa lëvizje duhet të bëhet. Çdo rast është individual. Sa më e madhe është lëvizja që duhet të bëhet aq më tepër maskerina do të duhet të mbajë pacienti. Gjithsesi një trajtim mesatar me rreth 20-30 maskerina, kohëzgjatjen e trajtimit e ka rreth 6-9 muaj.

    NISTORI: A ndjejnë dhimbje pacientët me vendosjen e alajnerëve! A duhet t’ia kemi frikën këtij lloj aparati?

    Arif Arifi: Nga disa anketa dhe hulumtime del se trajtimi me maskerina është më komfort se sa ai me protezat fikse tradicionale. Por gjithsesi dy ditët e para pas vendosjes së çdo maskerine të re, pacienti do të ndjejë presion deri së dhëmbet të lëvizin në pozitën e re. Frikë nuk duhet të kemi aspak nëse trajtimin ia kemi besuar një mjeku specialist ortodont i cili është i kualifikuar për të ofruar një trajtim të tillë.

    NISTORI: Çfarë obligohet një pacient për të marrë rezultatet më të mira nga alajnerët? A është çdo pacient ortodontik për alajnere?

    Arif Arifi: Pacienti obligohet të jetë i saktë në mbajtjen e maskerinave sipas udhëzimeve të ortodontit, obligohet të mirëmbajë higjienën orale në nivele optimale dhe gjithsesi të raportojë te mjeku ortodont në qoftë se në ndërkohë ndodhen ndonjë gjë e padëshiruar siç është dështimi i ndonjë atecmeni apo thyerrje e maskerinës. Jo çdo pacient është për alajnere dhe këtë mund ta definojë vetëm një ekspert i fushës së ortodoncisë që mund ta bejë gjykimin e rastit dhe kualifikimin e malokluzionit për metodën më efikase të trajtimit.

    NISTORI: Çfarë nuk duhet të bëjmë (shmangim) pasi kemi vendosur maskerinat drejtuese të dhëmbëve?

    Arif Arifi: Pacientëve u këshillohet mos të hanë ushqim me maskerinat e vendosura, mos të ushtrojnë presion ndaj maskerinave vetëm në nje pikë kur i vendosin apo i nxjerrin ato, mos të konsumojnë pije të ngrohta me maskerinat e vendosura dhe pije me ngjyrë. Lejohet vetem pirja e ujit të thjeshtë.

    NISTORI: A mund të na flisni për procedurën e përdorimit të alajnerëve, sa orë në ditë, mbahen vetëm gjatë ditës apo edhe natës, kohëzgjatja totale?

    Arif Arifi: Çdo pacient është i obliguar të mbajë maskerinat e vendosura së paku 22 orë në ditë në qoftë se dëshiron rezultati i simulacionit të përshtatet me rezultatet reale. Maskerinat nxirren vetëm kër bëhët pastrimi i dhëmbëve apo i maskerinave, ngrënia e ushqimit dhe pirja e lëngjeve të ndryshme.

    NISTORI: Që të mos kthehen dhëmbët në gjendjen e mëparshme, çfarë duhet të aplikojë pacienti kur mbaron përfundimisht me alajnerët?

    Arif Arifi: Pas përfundimit të trajtimit aktiv me maskerinat, pacienti është i obliguar të kalojë në fazën e retencionit që do të thotë të mirembajë pozitën finale të arritur me maskerinat. Ajo bëhet nëpërmjet një maskerine finale që pacienti gradualisht redukton kohën e mbajtjes nga 22 orë në ditë në 12 orë dhe deri vetëm gjatë kohës së fjetjes.

    *Artikulli është i mbështetur nga Sanodent – Dental Clinic

    Lajmi Paraprak

    Maqedonisë së Veriut do t’i kushtojnë zgjedhjet e dyfishta 12 milionë euro

    Lajmi i rradhës

    Mëngjeset për shëndetin e veshkave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë