Përse duhet të hani më shumë arra

    Arrat janë ndër arrorët më të mirë për shëndetin e njeriut.

    Ato përmbajnë yndyrna të shëndetshme, vitamina, minerale, antioksidantë dhe enzima që kanë vlera të fuqishme mjekësore.

    Arrat njihen kryesisht për rëndësinë e tyre në mbrojtjen e shëndetit mendor.

    Forma e tyre e ngjashme me atë të trurit tregon për lidhjen e ngushtë që ata kanë.

    Jo më kot konsumimi rregullisht i arrave forcon kujtesën dhe përshpejton përçimin e sinjaleve nervore.

    Nëse arrat janë ndër arrorët tuaj të preferuar zbuloni 3 përfitimet më të mëdha që ofrojnë ato për shëndetin tuaj.

    Arrat për stomakun

    Mirëmbajtja e shëndetit të stomakut dhe të aparatit tretës në përgjithësi është hapi më i mirë që mund të ndërmerrni për organizmin.

    Mikrobioma e stomakut ka nevojë për probiotikë dhe prebiotikë që të ruajë balancat e baktereve të mira dhe të këqija.

    Ekspertët thonë se arrat shërbejnë si prebiotikë dhe rrisin volumin e baktereve të mira në stomak.

    Ngrënia e rregullt e arrave parandalon inflamacionin, isheminë dhe kancerin e zorrës së trashë.

    Arrat për rënien nga pesha

    Arrat përmbajnë kalori, e megjithatë janë të pasura me fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe përshpejton metabolizmin.

    Studimet thonë se arrat janë ideale për rënien nga pesha nëse konsumohen me mature.

    Ato përshpejtojnë djegien e yndyrnave dhjamore dhe frenojnë oreksin.

    Arrat për trurin

    Siç e thamë edhe më lart, arrat konsiderohen si një prej ushqimeve më të mira për shëndetin e trurit sepse janë të pasura me acide yndyrore omega-3.

    Konsumi i 10 gramë arra në ditë përmirëson aftësitë reaguese të trurit, përpunimin e informacionit, kujtesën dhe përqendrimin.

    Duke qenë se ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore polio-të-pangopura dhe substanca që luftojnë inflamacionin, ekspertët thonë se duhen konsumuar çdo ditë në të mirë të trurit.

    Ato ngadalësojnë dhe pengojnë plakjen e parakohshme të trurit dhe ulin rrezikun e sëmundjeve nervore në fazat e mëvonshme të jetës. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    AHM: Më shumë se 200 mijë turistë e kanë vizituar Strugën dhe Ohrin gjatë sezonit turistik

    Lajmi i rradhës

    Vlerat e një limoni në ditë për organizmin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë