Ujë me limon | Mësoni pse duhet ta përdorni për tretjen

    Uji me limon ju mban të hidratuar dhe përmirëson funksionet e muskujve dhe tretjen.
    Uji me limon para gjumit është një mënyrë shumë e mirë për të hidratuar trupin me ushqyes dhe vitamina.

    Uji është i dobishëm për çdo qelizë të trupit dhe ka efekt pastrues për organizmin.

    Nëse e pasuroni me lëng limoni, uji do të ketë më shumë alkalinë. Që do të thotë se sistemi tretës do të përfitojë më shumë prej tij.

    Uji me limon ju mban të hidratuar dhe përmirëson funksionet e muskujve dhe tretjen.

    Sipas të dhënave athtësia e limonit nxit edhe prodhimin e lëngjeve tretëse dhe qarkullimin e tyre.

    Përse janë limonët kaq të veçantë?

    Limonët kanë një shije të mirë por janë edhe një burim i shkëlqyer i vitaminës C, polifenolëve, antioksidantëve e të tjerë.

    Për më tepër, antioksidantët kurojnë organizmin nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

    Pirja e ujit me limon që në mëngjes i jep trupit antioksidantët e nevojshëm për rigjallërimin e lëkurës dhe freskinë e saj.

    Përse duhet të pini ujë me limon në darkë?

    Uji me limon të bën mirë në çdo orë të ditës. Por darka ka më shumë rëndësi.

    Pirja e një gote me ujë në darkë ka efekt hidratues për trupin kur ai është duke punuar gjysmë më qetësi dhe zbut urinë.

    Ekspertët thonë se trupi në darkë dehidratohet kur ne flemë.

    Duke e pirë një gotë me ujë me limon, trupi furnizohet me ushqyesit e nevojshëm që e pastrojnë dhe e hidratojnë që në fillim.

    Hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin.

    Njeriu humbet lëngjet çdo ditë dhe nëpërmjet frymëmarrjes, dukuri që ul nivelin e përmbajtjes ujore të organizmit.

    Kur organizmi është i hidratuar, atëherë është më energjik dhe organet më në formë.

    Nëse i zëvëndësoni pijet e ëmbëlsuara ose ato me kafeinë me ujë me limon atëherë do të përfitoni më pak kalori dhe më shumë ushqyes të dobishëm.

    Kjo është një strategji fitimprurëse për trupin dhe trurin.

    Lajmi Paraprak

    Tringë Smajli, heroina shqiptare që luftoi me trimëri

    Lajmi i rradhës

    Frutat më të mira për të rënë në peshë | Vlerat e tyre për organizmin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë