Frutat më të mira për të rënë në peshë | Vlerat e tyre për organizmin

    Frutat e pasura me flavonoide janë shumë të mira për të humbur në peshë.

    Studimet kanë treguar se frutat e pasura me flavonoide janë shumë të mira për të humbur në peshë.

    Flavonoidet janë substancat speciale që u japin këtyre frutave ngjyrën e kuqe apo vjollcë.

    Në këtë mënyrë, këto fruta duhen konsumuar çdo ditë për të arritur një peshë të mirë trupore.

    Vishnjet

    Këto fruta i bëjnë mirë zemrës por edhe ndihmojnë për rënien në peshë.

    Të dhënat konfirmojnë se njerëzit që hanë shumë vishnje në një periudhë prej 3 muajsh gëzojnë 9 përqind më pak masë dhjamore se ata që nuk i konsumojnë këto fruta

    Frutat e pyllit

    Boronicat, qershitë, manaferrat e fruta të tjera përmbajnë polifenolë të cilët ndalojnë formimin e masës dhjamore.

    3 racione ditore me këto fruta ndalojnë formimin e qelizave dhjamore me 73 përqind.

    Mollët E Kuqe

    Molla e kuqe përmban shumë fibër dhe antioksidantë.

    Studimet kanë treguar se konsumi i fibrës së mollës ul ndjeshëm masën dhjamore në trup.

    Shalqini

    Konsumi i shalqinit përmirëson profilin e lipideve dhe ngadalëson akumulimin e dhjamit.

    Pavarësisht sheqerit, shalqini ofron shumë vlera shëndetësore.

    Pjeshkët, Kumbullat dhe Nektarinat

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org kumbullat, pjeshkët dhe nektarinat parandalojnë sindromën metabolike e cila shpaloset me një masë të madhe dhjamore në zonën e belit.

    Këto fruta me bërthamë përmbajnë substanca të fuqishme që pengojnë aktivizimin e geneve të yndyrës.

    Për më tepër, ato përmbajnë sasinë më të pakët të sheqerit.

    Këto fruta gjenden në treg rregullisht dhe mundësojnë ndjekjen e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

    Nëpërmjet këtyre frutave të shëndetshme dhe konsumit të rregullt ditor, njeriu mund të parandalojë akumulimin e masave dhjamore të cilat më pas i çelin rrugën sëmundjeve më të rrezikshme si obeziteti dhe diabeti.

    Lajmi Paraprak

    Ujë me limon | Mësoni pse duhet ta përdorni për tretjen

    Lajmi i rradhës

    Raporti i 2020 | Më shumë makina elektrike më pak C02 në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë