Ushqime që ndihmojnë në rritjen e niveleve të vitaminës D

    Vitamina D është një nga vitaminat më të rëndësishme për shëndetin tonë të përgjithshëm, gjë që e bën shqetësues faktin se mungesa e vitaminës D mbetet mjaft e lartë.

    Mungesa e vitaminës D mund të çojë në uljen e imunitetit kundër infeksioneve, si dhe probleme shëndetësore si dhimbje kockash dhe shpine, lodhje dhe dhimbje muskujsh, kancere të ndryshme dhe shtim në peshë.

    Megjithatë, ndryshimet e thjeshta në dietën tuaj mund të ndihmojnë në rritjen e marrjes së vitaminës D dhe ruajtjen e shëndetit tuaj, sipas Signe Svanfeldt, një nutricioniste kryesore në aplikacionin popullor të ushqimit Lifesum.

    Cilat janë katër ushqimet që ndihmojnë në rritjen e marrjes së vitaminës D?

    Peshku yndyror: Llojet yndyrore të peshkut si salmoni dhe trofta janë disa nga burimet më të mira të vitaminës D. Salmoni ka rreth 12,5 mikrogramë vitaminë D/100 g, por sasia e vitaminës D në peshk zakonisht varet nga dieta e peshku.

    Të verdhat e vezëve: Për ata që përjashtojnë peshkun nga dieta e tyre, të verdhat e vezëve janë burimi tjetër më i mirë i vitaminës D me rreth katër mikrogramë vitaminë D/100 g.

    Kërpudhat: Ndërsa sasia e vitaminës D në burimet me bazë bimore është mjaft e ulët, kërpudhat që janë të ekspozuara ndaj dritës UV kanë tendencë të përmbajnë një sasi të shëndetshme të vitaminës D.

    Qumështi i fortifikuar/qumështi me bazë bimore: Disa produkte si produktet e qumështit dhe variantet me bazë bimore janë të fortifikuara për të rritur nivelet e vitaminës D në to. 

    Lajmi Paraprak

    Kosova thotë se parimi i reciprocitetit për targat “është i panegociueshëm”

    Lajmi i rradhës

    Piers Morgan i kërkon Arsenalit transferimin e Ronaldos

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë