Ushqimet që ju duhen për kocka të forta

    Ostepororza është një sëmundje të pakëson dendësinë minerale të kockave dhe sjell përkeqësim të indeve duke i bërë ato më të brishta dhe shkaktuar më shumë fraktura.

    Kjo sëmundje është mjaft e përhapur dhe ka tendenca të rritet me rritjen e moshës.

    Osteoporoza paraprihet nga një fazë tjetër e njohur si osteopenia ose humbja e masës kockore që ndodh në çdo fazë të jetës.

    Mosha është shkaktar kyç i osteopenisë dhe osteoporozës.

    Pas moshës 40 vjeçare, dendësia kockore pakësohet si tek gratë ashtu edhe tek burrat.

    Në rastin e grave, kjo sëmundje përshpejtohet shumë pas menopauzës.

    Si gjithmonë, parandalimi është një hap shumë i rëndësishëm.

    Të rinjtë duhet të mos e teprojnë me alkolin, të mos pijnë duhan, duhet të kryejnë aktivitet fizik, të mos e teprojnë me ekspozimin në diell dhe të ushqehen mirë.

    Nëpërmjet ushqimit, ne mund të marrim vitamina thelbësore për kockat siç janë: kalçiumi, fosfori dhe vitamina D.

    Ne kemi nevojë edhe për vitaminën K, magnezin dhe zinkun që i mbajnë kokcat të shëndetshme në çdo fazë të jetës.

    Ushqyerja e duhur për kockat

    Kalçiumi është përbërësi kryesor i kockave të shëndetshme.

    Të rriturit duhet të marrin 1,000 deri në 1,200 mg në ditë.

    Ushqimet e mëposhtme mund të plotësojnë dozat ditore të kalçiumit:

    • Frutat dhe perimet si barishtet, portokallet dhe fiqtë e thatë.
    • Produktet e bulmetit si, kosi, djathi, qumështi.
    • Qumështi i arrorëve, sojës, orizit dhe tërshëra.
    • Bishtajoret si fasulet dhe qiqrat.
    • Frutat e thata, farat dhe drithërat si bajamet, farat e suzamit, arrat.
    • Peshku, kryesisht sardelet


    • Osteoporoza dhe ushqimet e pasura me vitaminë D

    Vitamina D është e dobishme për përthithjen dhe metabolizimin e kalçiumit.

    90% e kësaj vitamine merret nëpërmjet ekspozimit në diell ndërsa pjesa e mbetur nëpërmjet ushqimit.

    • Peshku: salmoni, skumbria, trofta, ngjala, peshku ton, sardelet  vaji i mëlçisë së merlucit
    • Kërpudhat
    • Ushqimet me proteinë: vezët, produktet e bulmetit, mëlçia e viçit.


    • Osteoporoza parandalohet edhe me:

    Vitaminën K që ndihmon shëndetin e kockave ndaj përzgjidhni barishte si spinaqi, sallata jeshile, kale, shpargu, lakrat e vogla.

    Estrogjenin me bazë bimore që gjendet tek drithërat, portokalli, rrushi, çaji dhe soja.

    Kaliumin që përmirëson dhe ekuilibron kalçiumin. Bananet janë një burim i mirë i kaliumit.

    Këshilla të tjera

    Alkoli i tepërt, duhanpirja, jeta pa aktivitet janë të dëmshme për shëndetin e kockave.

    Kafeina dhe kripa kanë efekt diuritik dhe nxjerrin kalçiumin nga organizmi.

    Mos pini më shumë se 3 kafe në ditë.

    Proteina e tepërt shkakton sëmundje të veshkave dhe dekalçifikim të kockave.

    Ajo ndikon në metabolizimin e kalçiumit, fosforit dhe vitaminës D.

    Qëndroni në ambient të jashtëm të merrni vitaminë D.

    Kryeni aktivitet fizik që të ruani peshën e shëndetshme, të ruani masën kockore dhe forconi muskujt.

    Hani ushqime të pasura me fosfor, magnez dhe acide yndyrore omega-3.

    E fundit por jo nga rëndësia; parandalimi i osteoporozës kërkon kalçium që në fillim të jetës dhe shumë aktivitet fizik. Suplementët mund të përdoren më vonë kur shëndeti i kockave është më i dobët./AgroWeb/
    Burimi: U.S. National Library of Medicine

    Lajmi Paraprak

    Thaçi: Takati i PDSH-së vjen prej popullit shqiptar

    Lajmi i rradhës

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e fundit të fushatës zgjedhore

    Lajme tjera

    Mungesa e vitaminës D

    Vitamina D forcon muskujt, nervat dhe sistemin imunitar. Trupi e përdor këtë vitaminë për të absorbuar minerale si…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë