Ushqimet që pastrojnë enët e gjakut

    Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm.

    Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera.

    Në disa raste, enët e gjakut bllokohen duke përbërë pikënisjen e shumë sëmundjeve kardiovaskulare.

    Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se në vitet e fundit, 60% e vdekjeve në vend kanë ndodhur si pasojë e sëmundjeve të zemrës.

    40% e tyre janë shkaktuar nga sëmundjet koronare.

    Kardiologët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza thanë për Scan TV se shkaktarët kryesorë të këtyre sëmundjeve janë  mënyra  e të ushqyerit  dhe mungesa e aktivitetit  fizik.

    Ekspertët kanë identifikuar disa ushqime të shëndetshme të cilat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të tilla dhe ruajnë shëndetin e enëve të gjakut.

    Avokado

    Avokado është e pasur në proteina, fibër, vitamina dhe minerale.

    Natyrshëm, konsumi i tyre ndihmon në zhbllokimin e enëve të gjakut.

    Për më tepër, konsumi ditor i avokados ul kolesterolin e keq me nga 11 deri në 22%.

    Avokado gjendet në treg gjatë gjithë vitit.

    Brokoli

    Brokoli përmban shumë vitaminë K që parandalon mpiksjen e gjakut.

    Fibra tek brokoli ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin.

    Brokoli gjendet në treg nga muaji tetor deri në muajin mars – prill.

    Agrumet

    Agrumet janë të pasura me pektinë që pastron enët e gjakut dhe ul kolesterolin e keq.

    Agrumet gjenden në treg gjatë gjithë vitit.

    Kafeja

    Studiuesit australianë kanë zbuluar se kafeja ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 20%.

    Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid klorogenik që parandalon problemet me zemrën.

    Mollët

    Mjekët thonë se ngrënia e një molle në ditë ul kolesterolin e keq me të paktën 40%.

    Antioksidantët tek molla kanë aftësinë të shmangin ngurtësimin e enëve të gjakut.

    Mollët gjenden në treg gjatë vitit.

    Spinaqi

    Një racion me spinaq në ditë mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës që shkaktohen nga ateroskleroza ose bllokimi i enëve të gjakut.

    Spinaqi gjendet në treg nga periudha janar – maj dhe shtator-dhjetor.

    Peshku

    Salmoni, peshku ton, skumbria dhe sardelet janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega-3 të cilat zhbllokojnë enët e gjakut dhe parandalojnë trombozën.

    Kujdesuni të konsumoni peshk të freskët.

    Arrorët

    Arrat dhe bajamet janë veçanërisht mirëbërës për zemrën.

    Ato janë të pasur me fibër, proteinë, acid alfalinoleik, vitaminë E dhe yndyrna mono-të-pangopura.

    Shalqini

    Amino acidet tek shalqini zhbllokojnë enët e gjakut dhe ulin tensionin e gjakut.

    Ekspertët e AgroWeb.org nënvizojnë se zhbllokimi dhe pastrimi i enëve të gjakut kërkon kohë, por ngrënia e ushqimeve të lartpërmendura e përshpejton këtë proces.

    Shalqini e ka periudhën nga muaji korrik deri në muajin shtator. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Si t’i ruani karrotat që të qëndrojnë sa më të freskëta

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Ali Ahmeti është peng i Grubit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë